Telefonata Çavusoglu-Lavrov, në fokus bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi të enjten një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov...

Telefonata Çavusoglu-Lavrov, në fokus bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi të enjten një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me bisedën telefonike në fjalë, Çavusoglu dhe Lavrov kanë folur për çështjen e Sirisë dhe bashkëpunimin ndërmjet Ankarasë e Moskës.

Dy kryediplomatët gjithashtu kanë marrë në shqyrtim masat për parandalimin e konfrontimeve të mundshme përreth qytetit Al-Bab ndërmjet forcave të regjimit të Esadit dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA), e cila mbështetet nga Turqia.

“Ministrat kanë diskutuar për procesin e implementimit të marrëveshjeve në lidhje me mbështetjen e armëpushimit në Siri dhe për të siguruar vijimësinë e procesit të negociatave të Astanës e Gjenevës ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë dhe të njësive opozitare. Në të njëjtën kohë, ministrat Çavusoglu dhe Lavrov janë fokusuar edhe mbi bashkëpunimit dypalësh mes Rusisë dhe Turqisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme