Panairi i Hallallit në Stamboll, i vetmi me mbështetjen e OIC-së

“Istanbul Halal Expo” është pranuar zyrtarisht si panairi i vetëm i produkteve hallall, që gëzon mbështetjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC)...

Panairi i Hallallit në Stamboll, i vetmi me mbështetjen e OIC-së

“Istanbul Halal Expo” është pranuar zyrtarisht si panairi i vetëm i produkteve hallall, që gëzon mbështetjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Siç bën të ditur agjencia ndërkombëtare e panaireve “Discover Events” përmes një komunikate me shkrim, Panairi i Hallallit në Stamboll është bërë ekspozita e vetme e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për prodhimet hallall, falë një marrëveshjeje të nënshkruar nga kompania organizative dhe OIC-ja.

Në samitin e muajit dhjetor 2016, organizuar nën kujdesin e Presidencës së Turqisë në bashkëpunim me Institutin Turk të Standardeve (TSE), Institutin e Standardeve dhe Metrologjisë për Vendet Islamike (SMIIC), si dhe agjencinë “Discover Events”, 90 folës bënë vlerësime në lidhe me produktet hallall dhe tregjet financiare.

Pas këtij takimi, presidenti i Këshillit të Samitit Botëror të Hallallit, Yunus Ete, kishte shkuar në Marok dhe kishte vendosur firmën mbi marrëveshjen e sipërcituar.



Lajme të ngjashme