Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara

Mike Pompeo filloi turneun e vizitave të vendeve të rajonit.

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), Majk Pompeo (Mike Pompeo) viziton Ankaranë si mysafiri zyrtar i Sekretarit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT), Hakan Fidan.

Në kuadër të vizitave të vendeve të rajonit Pompeo vizitën e parë të tij jashtë shtetit e zhvillon në Turqi.

Krahas Sekretarit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Hakan Fidan, drejtori i CIA-s do të pritet në takim edhe nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Gjatë këtij takimi krahas luftës kundër terrorit do të bisedohet edhe në lidhje me operacionet në vazhdim në rajonin El Bab dhe për operacionin e mundshëm ndaj Rakka në Siri.

Në takim do të kërkohet edhe njëherë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos japin përkrahje PYD/YPG fraksionit të PKK-së në Siri.

Pritet që gjatë këtij takimi të bisedohet gjithashtu edhe në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste gyleniste FETO.



Lajme të ngjashme