Çavusoglu: Evropa mund të kthehet në kontinentin e sëmurë të botës

Mevlyt Çavushollu mbajti një fjalim në konferencën e organizuar në Institutin Real Elkano (Real Elcano) të Madridit.

Çavusoglu: Evropa mund të kthehet në kontinentin e sëmurë të botës

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se Evropa për shkak të qëndrimit të saj diskriminues do të mund të kthehet në kontinentin e sëmurë të botës.

Mevlyt Çavushollu mbajti një fjalim në konferencën e organizuar në Institutin Real Elkano (Real Elcano) të Madridit.

Gjatë fjalimit të tij Çavushollu kritikoi liderët evropian, të cilët shfaqin një qëndrim përjashtues, ndërsa shtoi se “Fatkeqësisht sot disa lider nga Bashkimi Evropian preferojnë përfitime afatshkurtra përballë strategjive afatgjata”.

Çavushollu theksoi se disa liderë insistojnë në izolime dhe diskriminim dhe tha: “Këta liderë refuzojnë vlerat e përbashkëta të Evropës. Përpiqen ti mbajnë larg njerëzit duke ndërtuar mure. Fatkeqësisht nuk pranojnë identitete të tjera. Kjo qasje do të bëjë që Evropa të kthehet në kontinent të sëmurë në botë”.

Duke vënë në dukje se disa vende evropiane janë shumë prapa në krahasim me vende tjera nga aspekti i demokracisë, Ministri Çavushollu deklaroi se “Si shembull mund të cekim një vend prej tyre ku jetojnë 1 milionë qytetarë turq dhe në të cilën nuk lejohet zhvillimi i fushatave promovuese në lidhje me zgjedhjet në Turqi”.



Lajme të ngjashme