Turqit do të përdorin votën e referendumit në 57 vende jashtë Turqisë

Në Referendumin për ndryshimin kushtetues, votuesit turq do të përdorin votën në 57 vende të ndryshme jashtë Turqisë.

Turqit do të përdorin votën e referendumit në 57 vende jashtë Turqisë

Në Referendumin për ndryshimin kushtetues, votuesit turq do të përdorin votën në 57 vende të ndryshme jashtë Turqisë.

Këshilli i Lartë Zgjedhor filloi punimet për të krijuar qendra votuese në 57 vende.

Votuesit do të mund të përdorin votën e tyre në vendet ku gjenden pa qenë e nevojshme të vijnë në Turqi ose pikat kufitare.

Edhe në Gjermani ku jetojnë miliona zgjedhës turq ndjehet emocioni i referendumit.  

Në Gjermani jetojnë 3 milionë e 500 mijë turq.

Në rast se referendumi do të zhvillohet në 16 prill, procesi i votimit në Gjermani do të fillojë në 27 mars.

Në këtë aspekt në qytetin Këln u ngrit qendra e votimit.

Në këtë qendër do të koordinohen në mënyrë intensive punimet në vendet e Evropës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi.

Kurse qendra e dytë e ngritur në Stamboll do të fokusohet tek punimet në vendet e Lindjes së Mesme, Azi dhe Afrikë.

Zgjedhësit që jetojnë jashtë shtetit për dy javë me radhë do të mund të japin votën e tyre në Konsullatën e Përgjithshme që dëshirojnë si dhe në qendrat zgjedhore në vendet ku ndodhen.



Lajme të ngjashme