Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OKB-ja kërkon 3,5 miliardë dollarë për refugjatët sirianë në Turqi

OKB-ja bëri një kërkesë për donacione që arrijnë në 3,5 miliardë dollarë për të financuar planin e saj të ndihmës për refugjatët sirianë në Turqi për vitet 2017 dhe 2018...

OKB-ja kërkon 3,5 miliardë dollarë për refugjatët sirianë në Turqi

OKB-ja bëri një kërkesë për donacione që arrijnë në 3,5 miliardë dollarë për të financuar planin e saj të ndihmës për refugjatët sirianë në Turqi për vitet 2017 dhe 2018.

Kjo kërkesë u bë gjatë prezantimit në Ankara nga pala turke e Planit Rajonal të Ndihmës për Refugjatët dhe Fleksibilitetin (3RP).

Gjatë prezantimit të 3RP-së globale në Helsinki, më 24 janar, OKB-ja u kishte kërkuar vendeve donatore që të jepnin 4,6 miliardë dollarë për Turqinë, Libanin, Jordaninë, Irakun dhe Egjiptin.

“Pala turke e planit kërkon më shumë se 3,5 miliardë dollarë në financimet e reja në dy vjet për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të refugjatëve sirianë dhe komuniteteve, që i presin”, theksoi OKB-ja në një komunikatë të shpërndarë gjatë prezantimit të planit në Ankara.

Me këto 3,5 miliardë dollarë për Turqinë, OKB-ja njeh rolin e madh të luajtur nga ky vend për pritjen e refugjatëve sirianë.

“Ankaraja ka pritur aktualisht rreth 2,8 milionë refugjatë sirianë, 300 mijë prej të cilëve në kampet e menaxhuara nga shteti dhe rreth 2,45 milionë të tjerë, që jetojnë të integruar në popullsinë turke”, sipas OKB-së.



Lajme të ngjashme