EIA: Turqia një itinerar i rëndësishëm energjetik

Sipas një raporti të Administratës amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA), Turqia është një pikë e rëndësishme transiti në transferimin e burimeve energjetike të Azisë Qendrore, Rusisë dhe Lindjes së Mesme në Evropë dhe drejt vendeve të tjera.

EIA: Turqia një itinerar i rëndësishëm energjetik

Vazhdon të rritet rëndësia e Turqisë si një itinerar energjetik.

Sipas raportit të Administratës amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA), Turqia është një pikë e rëndësishme transiti në transferimin e burimeve energjetike të Azisë Qendrore, Rusisë dhe Lindjes së Mesme në Evropë dhe në vendet e tjera.

Ekonomia turke është zgjeruar këto 10 vitet e fundit dhe kjo ka rritur edhe konsumin e naftës dhe karburanteve të tjera të lëngshme, cilëson raporti i EIA-së.

Raporti i agjencisë amerikane për informacion energjetik thotë se Ngushticat e Stambollit dhe Dardaneleve janë ngushticat më të ngarkuara (të përdorshme) në botë dhe rëndësia e tyre vjen duke u rritur.

Nga ngushticat turke në vitin 2015 kanë kaluar në ditë 2 milionë fuçi me naftë bruto dhe 500 mijë fuçi me derivate të naftës, cilëson raporti në fjalë i EIA-së, ndërsa rikujton se krahas rrugës detare transporti i naftës bëhet edhe nëpërmjet naftësjellësve Baku-Tbilis-Xhejhan dhe ai që vjen nga veriu i Irakut.  

Sipas raportit Turqia ka një rol strategjik edhe për gazin natyror, pasi ajo përbën urën ndërmjet Detit Kaspik e Lindjes së Mesme dhe kontinentit të Evropës, që është edhe konsumatori i dytë më i madh i botës i gazit natyror.

Raporti njofton se Turqia do të ndërtojë tre centrale bërthamore, një në Akkuyu, një në Sinop dhe të tretin në një vend të papërcaktuar ende, dhe kjo do ta lehtësojë disi Turqinë, e cila është e varur nga jashtë në kuptimin energjetik.



Lajme të ngjashme