Turqi - Rritet numri i turistëve vendorë

Numri total i udhëtimeve që janë bërë brenda vendit në tremujorin e fundit të 2016-s është realizuar me 32 milionë e 987 mijë, duke shënuar një rritje prej 0,1% në krahasim me të njëjtën periudhën të vitit të mëparshëm.

Turqi - Rritet numri i turistëve vendorë

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi përfundimet e anketës “Për turizmin e brendshëm të njësive familjare” për çerekun e tretë të vitit 2016.

Sipas shifrave në fjalë 24 milionë e 14 mijë vizitorë rezidentë në Turqi kanë udhëtuar të paktën një herë gjatë kësaj periudhe tremujore.

Rritje kanë shënuar edhe shpenzimet që turistët vendorë kanë bërë gjatë udhëtimeve të tyre brenda vendit në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në total turistët vendorë kanë harxhuar 15 miliardë e 360 milionë e 556 lira turke (4 miliardë e 182 milionë dollarë), ose 23,6% më shumë se në çerekun e njëjtë të vitit të mëparshëm.

Në mesin e arsyeve të udhëtimit vendin e parë e zënë vizitat tek të afërmit, me 62,1%, të ndjekura këto nga udhëtimet për qëllime “shëtitjeje, argëtimi, pushimi” dhe ato “shëndetësore”.



Lajme të ngjashme