Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Stambolli bëhet gati për Davosin e turizmit botëror

Takimi i 3-të i "Forumit të Turizmit Botëror" (World Tourism Forum Global Meeting) do të mbahet në Stamboll në datat 16-18 shkurt.

Stambolli bëhet gati për Davosin e turizmit botëror

Koncepti i këtij viti është përcaktuar në formën "Barrierat kufitare: Udhëtim i Sigurt dhe pa Probleme". Sivjet forumi organizohet për të tretën herë dhe në fokus do të ketë sektorin e turizmit botëror. 

Rreth 150 folës ndërkombëtarë nga 20 vende të ndryshme do të marrin pjesë në samitin që mbahet në nivel global në Stamboll. Drejtues të kompanive që udhëheqin turizmin botëror, investitorë të këtij sektori, institucione e agjenci publike, akademikë, ekspertë të teknologjisë, autoritete politike, organizata të shoqërisë civile dhe autoritete turistike nga Turqia dhe bota do të mbajnë kumtesa dhe ndajnë përvojat e tyre të suksesshme me pjesëmarrësit.

Ndër folësit kryesorë janë edhe themeluesi i Zuckerberg Media, zëdhënësi i Facebook-ut, Randi Zuckerberg; ish-sekretari i jashtëm britanik dhe tani Presidenti dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) David Miliband;Jack Straw Ministri i Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe në qeverinë e ish-kryeministrit Tony Blair, drejtuesi i lartë i Yandex-it Arkadiy Voloj, drejtuesi i lartë i zyrës së promovimit të turizmit në Stokoholm “Visit StockholmThomas Anderson, Ambasadori Special i organizatës së OKB-së për turizmin UNWTO dhe ish-kryetari i Këshillit Drejtues të “World Travel & Tourism CouncilDr. Michael Frenzel.

Në prag të samitit që do të zhvillohet në Qendrën e Kongreseve në Stamboll do të përcaktohen edhe 100 kompanitë turistike me xhiron më të lartë në botë. Më të mirët e sektorit të turizmit do të përcaktohen përmes studimit “Tourism 100”, i cili realizohet për herë të parë në Turqi nga “World Tourism Forum” në bashkëpunim me “Nielsen”.

Raporti në fjalë do të përfshijë kompani ajrore, agjenci turistike online dhe offline, hotele dhe zinxhirë hotelesh.



Lajme të ngjashme