Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Jëlldërëm: Populli e dha përgjigjen kur zgjodhi Erdoanin President

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se nuk do të lejojnë kurrë që tija arrijnë qëllimit ata që kërkojnë të shkaktojnë tension tek shoqëria turke.

Jëlldërëm: Populli e dha përgjigjen kur zgjodhi Erdoanin President

Kryeministri Jëlldërëm në fjalimin e mbajtur në Mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të zhvilluar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë tha se ashtu si njerëzit edhe vendet kanë fatin e tyre dhe duke bërë të ditur se gjatë rrjedhës së historisë çdo vend jeton fatin e tij tha se në fatin e Turqisë shekullin e fundit ka grushte shteti, kriza ekonomike, paqartësi politike dhe terror.

Kryeministri sqaroi se sprovat me të cilat është përballë Turqia nuk kanë qenë gjithmonë të lehta por populli trim dhe i shenjtë i ka bërë ballë të gjitha vështirësive të çdo periudhe të historisë.

Kurse në lidhje me referendumin e ndryshimit të kushtetutës, Binali Jëlldërëm tha: “Ne nuk shkojmë në referendum për të mbrojtur kushtetutën e superiorëve por për të krijuar kushtetutën e popullit. Vullneti i popullit e dha përgjigjen e parë në vitin 2014 për ata që donin ta vinin me shpatulla për muri në vitin 2007. Vullneti i popullit përpara kutive të votimit zgjodhi Rexhep Tajip Erdoanin president”.

Ai u shpreh edhe në lidhje me diskutimet mbi regjimin dhe nënvizoi se Republika u krijua në vitin 1923 dhe kjo çështje ka marrë fund.  

“Ka nga ata që me shprehje politike jashtë logjike në lidhje me referendumin e shfaqin këtë si një çështje vdekje ose ekzistence. Populli ynë të mos i dëgjojë këta. Ne nuk do të lejojmë kurrë që tija arrijnë qëllimit ata që kërkojnë të shkaktojnë tension tek shoqëria turke



Lajme të ngjashme