Erdogan: Ka filluar mobilizimi për rritjen e punësimit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar pjesëmarrësve në Këshillin Ekonomik të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB).

Erdogan: Ka filluar mobilizimi për rritjen e punësimit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar pjesëmarrësve në Këshillin Ekonomik të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB).

Duke vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit Erdoğan, tha se "përjetimet tona dhe të vërtetat e zbuluara na tregojnë se do të kemi vështirësi të vazhdojmë të sigurt dhe me kapacitet të plotë rrugën nëse nuk do të shtypim plotësisht kokën e organizatave terroriste si FETO, DEASH, PKK".

Ndër të tjera presidenti Erdoğan në fjalën e tij tha se "Disa që nuk e kuptojnë se ndodhemi në të njëjtën anije, vetëm për arsyen se nuk duan kapitenin e saj ofrojnë mbështetje ndaj atyre që përpiqen të shpojnë pjesën e poshtme të anijes dhe të përmbysin direkun e anijes. Por, fatmirësisht populli ynë i sheh të gjitha këto lojëra".

Presidenti pasi ka theksuar se duhet të ulet papunësia dhe se kanë nisur një mobilizim për rritjen e punësimit Presidenti Erdoğan tha: "I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të këtij unioni që në mënyrë aktive në të gjitha qytetet tona të marrin pjesë në nismën e mobilizimit të punësimit që kemi nisur sot".

Presidenti Erdogan në fjalimin e tij të bërë në Këshillin Ekonomik të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB) tha se “Këto hapa janë hedhur kundër atyre të cilët janë krahë për krahë me ata në Kandil dhe me ata të cilët dëshirojnë të ndërhyjnë në këtë vend. Për këtë arsye unë them se ky rrugëtim është i shenjtë, pranoj dhe besoj se populli im do ta miratoj këtë rrugëtim duke thënë ‘po’”.

Duke e bërë të ditur se lufta kundër terrorit do të vazhdoj, Presidenti Erdogan tha: “Ato që përjetuam na tregojnë se për deri sa ne nuk i shtypim kokën organizatave terroriste si FETO, DAESH dhe PKK do të kemi vështirësi për të ecur përpara me hapa të sigurta dhe me kapacitet të plotë”.



Lajme të ngjashme