Avxhë në Izrael, vizita e parë në nivel ministrash pas një kohe të gjatë

Hidhet një hap tjetër i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Izrael.

Avxhë në Izrael, vizita e parë në nivel ministrash pas një kohe të gjatë

Pas 7 vjetësh zhvillohet vizita e parë në nivel ministri nga Turqia në Izrael.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avxhë (Nabi Avcı) do të marrë pjesë në Panairin e Turizmit të Mesdheut që zhvillohet në Tel-Aviv.

Ministri turk pritet të mbërrijë në Izrael në orët e mbrëmjes.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avxhë nesër do të fillojë takimet ku së pari pritet të takohet me homologun izraelit Yariv Levin.   

Kurse ndalesa e radhës do të jetë Panairi i Turizmit të Mesdheut.

Ministri Avxhë ditën e mërkurë do të kalojë në qytetin Ramallah në Bregun perëndimor dhe do të vizitojë varrin e Kryetarit të parë të Shtetit të Palestinës, Jaser Arafat.

Avxhë do të takohet edhe me Ministrin e Kulturës së Palestinës, Ihab Besisu dhe duke kaluar në Jerusalem do të vizitojë Mesxhidi Aksanë dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Ekspozitës së “Fotografisë së Jerusalemit të Vjetër”.

Vizita e Nabi Avxhësë ka një rëndësi të madhe përsa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Izrael.

Më datë 31 maj 2010, 10 shtetas turq mbetën të vrarë si pasojë e sulmit të ushtarëve izraelitë ndaj anijes “Mavi Marmara”, që transportonte ndihma humanitare në Gazë për palestinezët në nevojë dhe kjo shkaktoi ndërprerjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Marrëdhëniet filluan normalizimin pasi Izraeli kërkoi falje, i dërgoi Turqisë dëmshpërblimin për familjet e viktimave dhe filloi ndihmat njerëzore ndaj Gazës.

Së fundmi ambasadorët e të dyja vendeve kishin filluar reciprokisht detyrën në muajin dhjetor.



Lajme të ngjashme