Stamboll – Arrestohen 11 të dyshuarit për sulmin terrorist natën e vitit të ri

Janë arrestuar 11 të dyshuarit për lidhje me sulmin terrorist të natës së ndërrimit të viteve në klubin e natës “Reina”, një nga më të famshmit e Stambollit, pasi janë dërguar në gjykatë të premten vonë, bëri të ditur një burim gjyqësor...

Stamboll – Arrestohen 11 të dyshuarit për sulmin terrorist natën e vitit të ri

Janë arrestuar 11 të dyshuarit për lidhje me sulmin terrorist të natës së ndërrimit të viteve në klubin e natës “Reina”, një nga më të famshmit e Stambollit, pasi janë dërguar në gjykatë të premten vonë, bëri të ditur një burim gjyqësor.

Gjykata e Magjistraturës në Stamboll mori vendim për arrestimin e 11 të dyshuarve të ndaluar më herët, përfshi këtu edhe Zarina Nurullayeva, bashkëshortja e atentatorit Abdulgadir Masharipov, me akuzat për “tentativë të prishjes së rendit kushtetues” dhe për “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur”, theksoi i njëjti burim.

Mësohet se prokurorët hetues të ngjarjes kanë gjetur informacione të reja në lidhje me masakrën e natës së vitit të ri në Stamboll.

Siç shkruhet në urdhërarrestin e Gjykatës së Magjistraturës në Stamboll, anëtare e organizatës terroriste DAESH është edhe Zarina Nurullayeva, bashkëshortja e atentatorit Abdulgadir Masharipov, e cila ka arritur deri tani të fshehë identitetin e saj të vërtetë duke përdorur kodin Fatima Abdurrahim.

Në bazë të informacioneve të reja, një ditë përpara se të ndalohej, Zarina Nurullayeva u ka dhënë djalin e saj 2 terroristëve të DAESH-it, që kishin ardhur në banesën ku ajo strehohej; ndërsa dy të dyshuar të tjerë e kanë ndihmuar Masharipovin që të fshihet dhe të arratiset.

Mes të dyshuarve është edhe pronari i një kafeneje në Zeytinburnu të Stambollit, ku Masharipovi kishte shkuar me taksi pas sulmit në klubin e natës.

Pronari i kafenesë i ka dhënë agresorit 40 lira turke për të paguar taksinë, një xhup dhe më pas e ka çuar atë në shtëpinë, ku ai ishte strehuar disa ditë.

Nga ana tjetër, në Bursa, janë arrestuar edhe 13 persona të huaj, të cilët janë ndaluar më parë me dyshimin për lidhje me sulmin e natës së vitit të ri dhe për anëtarësim në organizatën terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme