Arsimi i lartë në Turqi (1)

Një numër i madh studentësh nga një hapësirë gjeografike shumë e gjerë, duke filluar që nga Afrika e deri në Azi, në Evropë dhe Amerikë, preferojnë që arsimin e lartë ta vazhdojnë në universitetet turke, po cilat janë kushtet e studimit në Turqi.

665084
Arsimi i lartë në Turqi (1)

Falë zhvillimit të saj të qëndrueshëm ekonomik dhe politik, Turqia është një vlerë që lartësohet me shpejtësi këto vitet e fundit. Në rritjen e interesimit ndaj Turqisë kanë ndikuar veçanërisht puna e suksesshme e kompanive turke jashtë vendit dhe efekti pozitiv i krijuar vitet e fundit nga industria turke e telenovelave dhe kinematografisë. Patjetër që është e pashmangshme që prapa këtij zhvillimi të suksesshëm politik dhe ekonomik të ketë një sistem të mirë arsimi. Turqia, si një markë që i rritet vazhdimisht vlera, për këtë sukses u detyrohet edhe universiteteve njëri më i suksesshëm se tjetri dhe emrat e të cilëve po dëgjohen gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare. Studentët e suksesshëm, të cilët kanë përfunduar universitetet turke, kanë një ndikim të madh në këtë zhvillim të shtrirë në shumë fusha, duke filluar që nga industria e deri tek sporti.  

Një numër i madh studentësh nga një hapësirë gjeografike shumë e gjerë, duke filluar që nga Afrika e deri në Azi, në Evropë dhe Amerikë, preferojnë që arsimin e lartë ta vazhdojnë në universitetet turke. Në sfondin e këtyre preferencave, nuk qëndron vetëm cilësia e arsimit, por edhe mundësitë sociale që u sigurohen atyre në Turqi, siç janë: strehimi dhe kushtet e jetesës. Të gjitha këto ndikojnë që ata të përzgjedhin Turqinë si destinacion për formimin e tyre universitar. Shumë qytete të Turqisë ofrojnë kushte të njëjta, madje edhe më të mira se ato që ofron një qytet modern perëndimor.

Të huajt në Turqi jetojnë duke mos u përballur me asnjë lloj diskriminimi për shkak të besimit apo origjinës e ngjyrës së tyre në një mjedis të lirë e tolerant, që është trashëguar nga kultura osmane. Universitetet turke nga njëra anë i arsimojnë studentët në aspektin akademik, ndërsa nga ana tjetër me kushtet sociale që sigurojnë, i zhvillojnë ata me anë të klubeve të ndryshme që zhvillojnë aktivite në një gamë të gjerë, që nga natyra, e deri tek shahu dhe sporti i skermës. 

Studentët që takohen duke marrë pjesë në klube sociale që hyjnë në fushën e tyre të interesit duke u socializuar këtu, përfitojnë edhe një përvojë të gjithanshme. Në të njëjtën kohë, ju do të njiheni me shijet e kuzhinës turke, e cila është unike, duke filluar që nga llokumi, i cili pëlqehet shumë në mbarë botën, e deri tek kafeja, doneri e pitja turke, veçori karakteristike këto të kulturës turke. Mund të kaloni ditë të këndshme duke i shijuar të gjitha këto. Ndërsa në veri të Turqisë do të keni mundësi të bëni ski, në jug mund të laheni në det. Me pak fjalë në Turqi ju pret një jetë e suksesshme studentore, në një gjeografi, ku mund të përjetoni njëherësh të katër stinët e vitit. 

Në shkrimin e radhës do të njihemi me Prof. Dr. Metin Doğan, rektori i Universitetit “Yildirim Beyazit”, një nga universitet e suksesshme të Turqisë, edhe pse pranohet si një universitet i ri. Gjithashtu do t’ju prezantojmë edhe me disa studentë që ndjekin studimet në këtë universitet, të cilët do të na njohin me kushtet dhe avantazhet e studimit në Turqi.



Lajme të ngjashme