Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zëdhënësi i Partisë AK: Vendimi antimigracion i SHBA-së, racizëm!

Nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Yasin Aktay, cilësoi si racizëm dhe shkelje e të drejtave të njeriut vendimin e SHBA-së për pezulluar vizat për 7 vende myslimane...

Zëdhënësi i Partisë AK: Vendimi antimigracion i SHBA-së, racizëm!

Po rriten gjithnjë e më shumë reagimet kundër furnizimit të PYD-së, fraksioni sirian i organizatës terroriste PKK, me mjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Yasin Aktay, vlerësoi të mërkurën vendimet e kohëve të fundit të administratës amerikane gjatë një fjalimi në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv Qendror të Partisë AK.

“Po ndjekim me shqetësim sesi SHBA-ja ka filluar ta ngrejë nivelin edhe pak më lartë duke furnizuar elementët e organizatës terroriste me mjete të blinduara dhe më cilësore; por natyrisht që nuk do të kufizohemi vetëm duke e ndjekur këtë çështje. Sigurisht që do të bëjmë ç’të jetë e nevojshme”, tha Yasin Aktay.

Më tej, nënkryetari i Partisë AK u shpreh në lidhje me urdhrin ekzekutiv shumë të diskutuar, që u nënshkrua pak ditë më parë nga Presidenti amerikan, Donald Trump, për pezullimin e vizave të SHBA-së për 7 vende myslimane.

“Vendimi i një shteti për të mos pranuar në mënyrë ekskluzive hyrjen e qytetarëve të disa shteteve nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi. Kjo është plotësisht në kundërshtim me të drejtat e njeriut; është një shkelje, sa flagrante aq edhe e madhe, e të drejtave të njeriut. Mbi të gjitha, nëse arrini deri në atë pikë sa që të mbyllni kufijtë edhe për njerëzit e pajisur me kartën jeshile, atëherë, mjerisht, e gjithë kjo ka vetëm një emër: Racizëm”, theksoi ai.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbi hapin, që do të bëjë Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, për datën e referendumit në lidhje me propozimin 18-pikësh të ndryshimeve kushtetuese, Aktay u prononcua me këto fjalë: “Me sa duket, mendojmë që sot ose nesër propozimi do t’i paraqitet Presidencës për miratim.”

Në fund, zëdhënësi i Partisë AK u ndal gjithashtu mbi pretendimet e medias për revizion në qeveri duke nënvizuar se agjenda e tyre nuk parashikon ndonjë ndryshim në kabinet.



Lajme të ngjashme