Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Operacioni “Mburoja e Eufratit” – Neutralizohen 51 terroristë të DAESH-it (me video)

Në ditën e 163-të të ofensivës "Mburoja e Eufratit", që vazhdon kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, Forcat e Armatosura Turke kanë neutralizuar 51 terroristë, pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” – Neutralizohen 51 terroristë të DAESH-it (me video)
Avionët turq bombardojnë 244 objektiva të DAESH-it në Siri
Avionët turq bombardojnë 244 objektiva të DAESH-it në Siri

Vazhdon operacioni i ushtrisë turke "Mburoja e Eufratit" në Siri. Në ditën e 163 të ofensivës janë neutralizuar edhe 51 terroristë, pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm vazhdon ende operacioni “Mburoja e Eufratit”, i filluar më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë me qëllim rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen e forcave të koalicionit duke eliminuar rrezikun e krijuar nga organizatat terroriste, me në krye DAESH-in.

Në ditën e 163-të të operacionit janë goditur 244 objektiva të organizatës terroriste DAESH, që ishin përcaktuar më parë nga njësitë e forcave speciale të opozitarëve.

Avionë të Forcave Ajrore në operacionet që kanë kryer në rajonet al-Bab, Tadif, Kabbasin dhe Bzagah kanë shkatërruar 83 ndërtesa, 10 autobomba, 2 depo municioni, 2 pika grumbullimi, një depo dhe 2 topa artilerie të organizatës terroriste DAESH-it.

Nga ana tjetër, ekipet e përcaktimit dhe asgjësimit të lëndëve shpërthyese, ekipe që ofrojnë mbështetje për opozitarët në zonat e spastruara nga DAESH-i, kanë asgjësuar 41 bomba artizanale.

Që nga dita e fillimit të operacionit e deri më tani janë ç’aktivizuar në mënyrë të kontrolluar 3 mijë 591 bomba artizanale dhe 55 mina shumica të kurthuara.



Lajme të ngjashme