Arslan: Vetëm 2 muaj punë për përfundimin e Hekurudhës së Mëndafshit

Projekti i Hekurudhës Baku-Tbilis-Kars, i njohur gjerësisht si Hekurudha e Mëndafshit, do të jetësohet në gjysmën e parë të vitit 2017, bëri me dije ministri turk i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan...

Arslan: Vetëm 2 muaj punë për përfundimin e Hekurudhës së Mëndafshit

Ministri turk i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan, bëri me dije se projekti i Hekurudhës Baku-Tbilis-Kars, i njohur gjerësisht si Hekurudha e Mëndafshit, do të jetësohet në gjysmën e parë të vitit 2017 përmes një pune intensive 2-mujore në mars dhe prill.

Duke sqaruar se projekti ka një rëndësi madhore për qendrat tërheqëse, të cilat përfshijnë 23 qytete në zonat e Anadollit Lindor dhe Juglindor, me në krye rrethin Kars; ministri Arslan vuri në pah se rajoni do të shndërrohet në një nga qendrat e rëndësishme të Rrugës së Mëndafshit, e cila shtrihet nga Pekini deri në Londër.

Ahmet Arslan njoftoi gjithashtu se kapaciteti transportues i linjës hekurudhore në fjalë do të jetë 1 milion pasagjerë dhe 6,5 milionë tonë ngarkesë.



Lajme të ngjashme