Zëvendëskryeministri Veysi Kaynak: Dekreti i Trump nënkupton mohimin e historisë së tyre

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Vejsi Kajnak (Veysi Kaynak) i bëri një vlerësim rendi të ditës.

Zëvendëskryeministri Veysi Kaynak: Dekreti i Trump nënkupton mohimin e historisë së tyre

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Vejsi Kajnak (Veysi Kaynak) në lidhje me dekretin e Presidentit amerikan Danëlld Tramp (Donald Trump) për ndalimin e hyrjes së shtetasve nga disa vende me shumicë të popullsisë myslimane, theksoi se kjo nënkupton mohimin e historisë së tyre.

Zëvendëskryeministri Vejsi Kajnak i bëri një vlerësim rendit të ditës për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA).

Duke e bërë të ditur se SHBA-të janë vend i themeluar nga emigrantët dhe se historia e tyre është ndërtuar në këtë mënyrë, Vejsi Kajnak tha: “ 

"Bota është duke vuajtur shumë nga radikalizmi dhe ekstremizmi, ndërsa kjo rezulton me terrorizëm. Shkaktarët direkt të terrorizmit janë mungesa e tolerancës ndaj njëri-tjetrit, ekzaltimi ose përbuzja e njërës racë ndaj tjetrës dhe ekzaltimi ose përbuzja e njërit besim ndaj tjetrit”.

Kajnak më tej theksoi se dekreti në fjalë ka përzgjedhur disa shtete të caktuara, ndërsa shtoi se "Ky hap, përzgjedhja e vetëm disa shteteve të caktuara dhe fakti që shtetasit e këtyre vendeve i takojnë një race ose religjioni të caktuar, asnjëherë nuk përkon me vlerat mbi të cilat është ndërtuar bota moderne. Bota moderne ndërtohet mbi demokraci, të drejtat e njeriut, liritë dhe sundimin e ligjit. Esenciale janë respekti dhe toleranca ndaj gjuhës, fesë, racës, mendimit dhe pikëpamjes politike të secilit”. 

Kajnak po ashtu nënvizoi se dekreti në fjalë nuk është konsideruar si i përshtatshëm nga institucione të ndryshme në SHBA. 

Ndërkaq, duke theksuar se në Turqi gjenden tre milionë refugjatë, ai tha se "Shumica më e madhe e këtyre janë sirianë, megjithatë, ka edhe palestinezë, irakianë, afganë dhe madje edhe armenë. Të gjithë këta ne i shohim vetëm si njerëz. Ne po punojmë për shëndetin, jetesën dhe arsimimin e tyre dhe për ta ndërtuar ardhmërinë e tyre. Kultura dhe rrënjët tona historike na shtyjnë ta bëjmë një gjë të tillë."

Në vlerësimin e tij Vejsi Kajnak foli edhe në lidhje me ndryshimet kushtetuese ku tha se vet populli do ta zgjedh organin ekzekutiv dhe do ti jap votëbesimin.

Zëvendëskryeministri gjithashtu njoftoi se punimet e revizionit dhe hartimit të ligjeve janë duke përfunduar, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Referendumi do të mbahet të dielën e parë pas 60 ditëve nga dekretimi i Presidentit dhe pas publikimit në fletoren zyrtare. Sipas të gjitha gjasave do të mbahet më 9 ose 16 prill. Për të dyja datat partitë politike kanë kohë të mjaftueshme për fushata”.

Duke prekur edhe në luftën kundër terrorit dhe qëndrimit të vendeve evropiane, Zëvendëskryeministri Kajnak tha se “Gjermania është një vend i cili mirëpret terroristët e PKK-së, DHKP-C dhe të gjithë të tjerëve të cilat shkaktojë probleme Turqisë. Së fundmi ky vend mirëpret aktorët kryesor të tentativës së grusht shtetit të ndërmarr në 15 korrik të vitit të kaluar nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se edhe Greqia shfaqë qëndrim të ngjashëm dhe nuk i qaset bashkëpunimit në luftën kundër terrorit.

“Mosekstradimi nga ana e Greqisë i puçistëve të ikur me helikopter ushtarak është i barabartë me mosekstradimin e terroristëve të PKK-së nga Gjermania”, vlerësoi Zëvendëskryeministri Kajnak.

Ndërkaq në lidhje me inspektimet e bëra të shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar në zonën e Kardakut që ndodhet në afërsi të Mullas (Muğla) në Detin Egje, Vejsi Kajnak tha se “Fatkeqësisht shkëmbinjtë e Kardakut dhe një pjesë e shkëmbinjve të tjerë të ngjashëm po keqpërdoren nga ana e Greqisë, por Turqia kurrë nuk do të mundësoj hapjen e një fushe të re nga ana e Greqisë”.

Duke e bërë ti ditur se për Turqinë asgjë nuk është e rëndësishme sa siguria e vendit dhe popullit, Kajnak tha se “Bashkimi Evropian duhet të llogaritë këtë gjë, në qoftë se Turqia zbutë luftën e saj kundër terrorit kjo do të rrezikoj sigurinë e Evropës. Turqia kurrë nuk do ta zbutë luftën e saj kundër kësaj dukurie”.

Në lidhje me bisedimet e paqes për Sirinë të planifikuara të mbahen në Gjenevë, Vejsi Kajnak tha se “Ky është një zhvillim që shton edhe më shumë shpresat. Ajo çfarë kuptoj nga kjo është se deri më 20 shkurt do të kryhen bisedimet gjithëpërfshirëse. Ndërsa operacionet “Mburoja e Eufratit” të filluara nën udhëheqjen e Turqisë më 24 gusht për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, nuk paraqesin pengesë për bisedimet e Astanas ose të Gjenevës, por të kundërtën japin një përkrahje të madhe”.

Duke prekur edhe në ndihmat e Turqisë ndaj viktimave të luftës civile në Siri, Vejsi Kajnak tha: “Mes Azezit dhe Xherablusit jetojnë 560 mijë banorë. Jemi duke bërë përpjekje të mëdha që këtyre njerëzve t’ju sigurojmë të paktën shërbimet shëndetësore dhe ushqimin. Ne do të ndërtojmë një depo të madhe në Ejbejli të Kilisit. Populli ynë është bamirës dhe dërgon një numër të madh të ndihmave. Ne këto ndihma do ti ruajmë në këtë depo. Në këtë zonë të quajtur “ullishte” jetojnë mbi 100 mijë njerëz, të cilët nuk kanë as çadra. Natyrisht se do të ofrojmë ndihmë që këta njerëz të mund të mbijetojnë, por nuk duhet harruar një gjë, ajo zonë nuk është brenda kufijve tanë, ne nuk jemi pushtues aty dhe nuk mendojmë ta aneksojmë”.



Lajme të ngjashme