Stamboll - Arrestohen 10 prej 17 të dyshuarve për sulmin ndaj klubit të natës

Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe personi i cili dha urdhrin e sulmit në fjalë.

Stamboll - Arrestohen 10 prej 17 të dyshuarve për sulmin ndaj klubit të natës

Në lidhje me sulmin e terrorit të ndërmarr ndaj një klubi nate gjatë festës së vitit të ri në Stamboll me çrast janë vrarë 39 persona janë arrestuar 10 prej 17 të dyshuarve.

Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe personi i cili dha urdhrin e sulmit.

Bëhet e ditur se 17 të dyshuar të ndaluar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me sulmin nga ana e Zyrës për Luftën Kundër Terrorit dhe Krimeve të Organizuara të Kryeprokurorisë së Stambollit janë dërguar në gjyq.

Gjykata vendosi për arrestimin e Ilyas Mamasharipov, i cili qëndroi 20 ditë në shtëpinë e njëjtë me aktorin e sulmit, Abdulgadir Masharipov dhe ka urdhëruar sulmin, ndërsa e akuzoi për krimet e “përpjekjeve për shfuqizimin e rendit kushtetues”, “anëtarësim në organizatën terroriste të armatosur” dhe “ndihmë në krimin e vrasjes”.

Bashkëshortja e Mamasharipovit, Marhaba Abduloeva dhe 8 të dyshuar të tjerë janë arrestuar me akuza për “përpjekje për shfuqizimin e rendit kushtetues” dhe “anëtarësim në organizatën terroriste të armatosur”.

Ndërkaq 5 të dyshuar të tjerë janë liruar me kusht të kontrollit gjyqësor.

Në sulmin e terrorit të ndërmarr në natën e vitit të ri ndaj një klubi nate në Ortakoy të Stambollit kanë humbur jetën 39 persona.

Aktori i sulmit Abdulkadir Masharipov është kapur në Stamboll 2 javë pas sulmit.

Bëhet e ditur se hetimet ndaj Masharipov në polici vazhdojnë ende.



Lajme të ngjashme