Greqi - Gjykata Administrative vazhdon paraburgimin për 8 puçistët turq

Kjo gjykatë vendosi se lirimi i 8 puçistëve, të cilët kërkuan azil në Greqi, nuk do të jetë i drejtë deri sa të përfundoj shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.

663362
Greqi - Gjykata Administrative vazhdon paraburgimin për 8 puçistët turq

Gjykata Administrative e Athinës mori vendim për vazhdimin edhe për 3 muaj të paraburgimit të 8 puçistëve që u arratisën me helikopter ushtarak në Greqi pas tentativës së grusht shteti më 15 korrik të ndërmarr nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Kjo gjykatë vendosi se lirimi i 8 puçistëve, të cilët kërkuan azil në Greqi, nuk do të jetë i drejtë deri sa të përfundoj shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.

Me arsyetim se procesi i shqyrtimit të kërkesave për azil i puçistëve është duke vazhduar dhe se mund të përbëjnë kërcënim për rendin publik, Departamenti për të Huajt i Drejtorisë së Policisë së Athinës (GADA) nga gjykata kërkoi vazhdimin e kohëzgjatjes së paraburgimit.

Gjatë paraqitjes së tyre para gjykatës ditën e hënë 8 puçistët kërkuan lirimin e tyre duke pretenduar se nuk kanë kryer ndonjë krim.



Lajme të ngjashme