Turqia dënon sulmin terrorist në një xhami të Kanadasë

Turqia dënoi ashpër sulmin terrorist në Qendrën Kulturore Islame “Quebec City”, e cila n përdorej si xhami në provincën Quebec të Kanadasë.

662169
Turqia dënon sulmin terrorist në një xhami të Kanadasë

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme i bëhet lutje Zotit të mëshirojë ata që kanë humbur jetën në sulmin që mori në shënjestër njerëzit e pafajshëm që faleshin në një vend të shenjtë, dhe shprehen urimet për një shërim sa më të shpejt për të plagosurit.

"Ne besojmë se Qeveria e Kanadasë do ta ndjekë me seriozitetin dhe ndjeshmërinë e duhur hetimin mbi natyrën e këtij sulmi, i cili ndodhi në një periudhë, kur kemi rritje të shpejtë të retorikave dhe veprimeve me burim islamofobinë." Turqia është në solidaritet të plotë me vendin mik dhe aleat, Kanadanë, përballë këtij sulmi të urryer që ka marrë në shënjestër qetësinë e Kanadasë, ku njerëz me prejardhje dhe përkatësi të ndryshme bashkëjetojnë në paqe”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme turke.



Lajme të ngjashme