Turqi – Fillon procesi i dhënies së nënshtetësisë për refugjatët sirianë

Mësohet se refugjatët sirianë, të cilët mund të ofrojnë një aftësi të caktuar, do të pajisen me shtetësinë turke dhe tani jeta në Turqi për ata do të jetë më e lehtë.

Turqi – Fillon procesi i dhënies së nënshtetësisë për refugjatët sirianë

Turqia ka filluar procesin e dhënies së shtetësisë për 3 milionë refugjatët sirianë që jetojnë në tokat e saj.

Vendet evropiane janë duke tërhequr sirianët e specializuar, ata me aftësi të caktuara dhe që janë të pasur.

Kjo është e gjitha pjesë e një lëvizje të njoftuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan për t’u dhënë shtetësi disave nga 3 milionë refugjatët sirianë të strehuar në Turqi.

Ata që duan të fitojnë të drejtën e nënshtetësisë duhet të zotërojnë një sërë aftësish që janë të vlefshme për Turqinë.

Sirianët që ndodhen në Turqi punojnë shumë fusha.

Dhe disa nga ato më të suksesshmet (bizneset) do të kenë mundësi të punësojnë edhe turq, edhe sirianë në vendet e ndryshme të tyre të punës.

Synimi është që këtyre njerëzve të suksesshëm t'u jepet mundësia për të aplikuar për shtetësi turke, të paktën në fazën e parë.

Nëse do të jenë të suksesshëm në fazën e parë, sirianët më të aftë mund të ftohen që të aplikojnë për të marrë shtetësinë turke.

Ndërsa ata që për momentin kanë statusin e refugjatit dhe nuk i plotësojnë kushtet për të marrë nënshtetësinë turke do të ruajnë statusin e tyre aktual.

 



Lajme të ngjashme