Sekretari i përgjithshëm i MPJ izraelite për vizitë në Turqi

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem, do të realizojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Turqi...

Sekretari i përgjithshëm i MPJ izraelite për vizitë në Turqi

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem, do të realizojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Turqi.

“Gjatë qëndrimit të tij deri më 2 shkurt në Turqi, Yuval Rotem do të ketë kontakte në Ankara dhe Stamboll”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, e cila nënvizon gjithashtu se vizita e Rotemit është me rëndësi madhore në aspektin e përforcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Vrasja e 9 qytetarëve turq më datë 31 maj 2010, në bastisjen e anijes “Mavi Marmara” me ndihma humanitare për Gazën, si dhe vdekja më pas e një tjetri të plagosur në të njëjtin sulm, kishte shkaktuar krizë në marrëdhëniet turko-izraelite. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve filloi vitin e kaluar pasi Izraeli kërkoi të falur nga Turqia, dërgoi dëmshpërblimin për familjet e viktimave dhe hapi rrugën e ndihmave humanitare për Gazën. Së fundmi, të dyja palët emëruan reciprokisht edhe ambasadorët e tyre në Ankara e Tel-Aviv.



Lajme të ngjashme