Turqia i dërgon SHBA-së prova të reja për ekstradimin e Gulenit

Turqia i ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës prova të reja dhe plotësuese për dosjet e mëparshme në lidhje me kërkesën për ekstradimin e Fethullah Gulenit...

Turqia i dërgon SHBA-së prova të reja për ekstradimin e Gulenit

Turqia i ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës prova të reja dhe plotësuese për dosjet e mëparshme në lidhje me kërkesën për ekstradimin e Fethullah Gulenit, kryebandit i organizatës terroriste guleniste (FETO), e cila ndërmori tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Deponimet kritike se puçi është orkestruar dhe miratuar me urdhër të vetë Gulenit, deklarata këto që janë marrë nga dëshmitarë të fshehtë dhe që zënë vend në aktakuzën e përgatitur në lidhje me FETO-n nga Prokuroria e Përgjithshme e Izmirit, janë përkthyer në gjuhën angleze dhe i janë dërguar si prova shtesë Departamentit amerikan të Drejtësisë përmes internetit, por me postë si dokumente të shkruara.

Sipas deponimit të dëshmitarit të fshehtë me kodin “Kuzgun” (Korbi), “imami civil” në arrati i Forcave të Armatosura të Turqisë, Adil Oksuz, një nga planifikuesit e tentativës për grusht shteti, ka thënë haptazi se planet e puçit do t’ia çojë Gulenit për të marrë miratimin e tij dhe planet janë vënë në zbatim pasi janë dërguar në SHBA më datë 12 korrik 2016, ditë e martë, duke u aprovuar nga vetë Guleni.

Kurse një tjetër dëshmitar i fshehtë, i koduar “Şapka” (Kapela), është shprehur në deponimin e tij se planet për grushtin e shtetit janë përgatitur në një vilë në Ankara, sipas udhëzimeve të Fethullah Gulenit, ndërsa më pas janë çuar në SHBA nga Adil Oksuzi dhe janë miratuar nga Guleni personalisht.

“Na thanë se do të na jepnin listën e gjeneralëve në Izmir, të cilët duhet të ndaloheshin pasi mund të kundërshtonin grushtin e shtetit, si dhe listën e personelit, që do të ngarkohej me detyrën e ndalimit të këtyre personave. Lista na erdhi përmes një mesazhi të dërguar më datë 13 korrik 2016, në orën 16.00; pra, ne e mësuam që dy ditë më parë se më 15 korrik do të bëhej grusht shteti”, thuhet në një pjesë të deponimit të dëshmitarit me kodin “Şapka”.

Zyrtarë nga Ministria turke e Drejtësisë theksojnë se SHBA-ja ka kërkuar datat e hyrje-daljeve në këtë vend të Adil Oksuzit, një nga emrat plafikues të tentativës për grusht shtetit të 15 korrikut.

Të njëjtat burime sqarojnë se me dosjen e re, autoriteteve amerikane u janë dhënë jo vetëm datat e hyrje-daljeve të Oksuzit në SHBA, por edhe numrat e fluturimeve të avionëve dhe kolltukëve, me të cilët ka udhëtuar ai.

Kështu, Ankaraja zyrtare ka filluar një nismë edhe me administratën e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, duke i dërguar javën e kaluar kabinetit të tij një dosje të re me prova shtesë për ekstradimin e Gulenit.



Lajme të ngjashme