Turqia trajnon policinë botërore

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Turke në 9 vitet e fundit organizon programe të trajnimit për policinë e 30 vendeve të ndryshme.

Turqia trajnon policinë botërore

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Turke në 9 vitet e fundit organizon programe të trajnimit për policinë e 30 vendeve të ndryshme me qëllim të modernizimit të tyre.

Policia e Turqisë trajnoi 7 mijë policë të vendeve të ndryshme duke filluar prej Shqipërisë e deri tek Kirgizia, prej Mongolisë e deri tek Palestina. Këto programe përfshijnë trajnime në luftën kundër terrorit, procesin e radikalizimit dhe metodat e parandalimit, udhëheqje, negociata gjatë ngjarjeve, sigurimin e samiteve dhe teknikat e kërkimit të narkotikëve.

Në këtë kuadër projektet e para të trajnimit filluan në vitet 2007-2008 për forcat policore të Shqipërisë dhe Kirgizisë.

Këto trajnime pastaj vazhduan në vitet 2008-2009 për policinë e Kazakistanit, Turkmenisë, Mongolisë dhe Palestinës, në vitin 2010 për policinë e Bosnje-Hercegovinës, në vitin 2011 për Azerbajxhanin dhe Uzbekistanin, në vitin 2012 për Maqedoninë dhe Tunizinë, në 2013 për forcat policore të Malit të Zi, Maldive, të Sudanit Jugor dhe Libisë, në vitin 2014 për policinë e Moldavisë dhe në vitin 2016 për policinë e Rumanisë.

Krahas trajnimeve Turqia plotësoi nevojat e ndryshme për policinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi, përfshirë edhe uniformat.



Lajme të ngjashme