Ministri i Mbrojtjes Kombëtare reagoi ashpër për mos ekstradimin e puçistëve nga Greqia

"Fatkeqësisht pas gjykimit disa mujor vendimi i Gjykatës së Lartë në Greqi është një zhgënjim i plotë", deklaroi Fikri Isik.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare reagoi ashpër për mos ekstradimin e puçistëve nga Greqia

Në lidhje me vendimin e Greqisë për mos ekstradimin e ushtarakëve puçistë, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Fikri Işık ka deklaruar se "Fatkeqësisht pas gjykimit disa mujor vendimi i Gjykatës së Lartë në Greqi është një zhgënjim i plotë. Po e shpreh hapur se ky nuk është një vendim gjyqësori, ky vendim nuk ka të bëjë me drejtësi. Ky vendim është një vendim politik. Greqia me këtë vendim gjithashtu ka vërtetuar se është në një rrugë të gabuar në luftën kundër terrorit dhe terrorizmit. Ajo që presim në mënyrë urgjente nga Greqia është që të rregullohet sa më parë ky vendim i gabuar dhe i padrejtë dhe ekstradimin në çdo rast të këtyre 8 personave".

Ministri Işık, në ceremoninë e dorëzimit të nëndetëses së shpëtimit TCG Alemdar'ın (A-582) në Komandën e Forcave Detare të mbajtur në kantierin detar në rajonin Tuzla të Stambollit, ka folur për vendimin e Greqisë për mos ekstradimin në Turqi të 8 ushtarakëve puçistë të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të ndërmarr nga organizata terroriste FETÖ.

Duke vënë në dukje se pas dështimit të tentativës për grusht shteti disa ushtarakë puçistë u arratisën jashtë vendit, Işık u shpreh se "8 nga këta u arratisën në Greqi. Çfarë është pritshmëria më e natyrshme e jona nga vendi fqinj Greqia? Që këta të ekstradohen sa më parë në Turqi  që të paraqiten para gjyqësorit turk dhe nëse janë të pafajshëm të pastrohen para gjyqësorit, por nëse janë të fajshëm të marrin dënimin e merituar. Çfarë duhej të bëhej më tepër që një grup pas përfshirjes në grushtin e shtetit të konsiderohej puçistë? Çfarë ishte tjetër e nevojshme për ekstradimin e 8 personave që kanë marrë pjesë në tentativën për grusht shteti ku 248 persona ranë dëshmorë dhe 2,193 të tjerë u plagosën?"

"Ne e dimë qëndrimin e Greqisë të deri sotëm në çështjen e PKK-së dhe të DHKP-C. Ne e dimë se në atë periudhë ka marrë shumë vendime që kanë zhgënjyer Turqinë në lidhje me këto organizata. Greqia me këtë vendim gjithashtu ka vërtetuar se është në një rrugë të gabuar në luftën kundër terrorit dhe terrorizmit. Si Turqi ne do të vazhdojmë të jemi në ndjekje të kësaj çështjeje", ka shtuar ndër të tjera ministri Işık.



Lajme të ngjashme