Mburoja e Eufratit - Në ditën e 159-të FAT neutralizojnë 18 terroristë të DAESH-it

Sipas deklaratës së lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, në operacionet e ndërmarra në veri të Sirisë janë goditur me mjete mbështetëse 130 objektiva të organizatës terroriste DAESH.

Mburoja e Eufratit - Në ditën e 159-të FAT neutralizojnë 18 terroristë të DAESH-it

Forcat e armatosura turke (TSK) në ditën e 159-të të operacioneve "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë nga ajri kanë neutralizuar 18 pjesëtarët të organizatës terroriste DEASH.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, në operacionet e ndërmarra në veri të Sirisë janë goditur me mjete mbështetëse 130 objektiva të organizatës terroriste DAESH.

Forcat ajrore turke në operacionet ndaj bazave të DEASH-it në Al-Bab dhe Bzagah kanë shkatërruar 4 pika të kontrollit, 2 tunele dhe 9 strehimore.

Në këto operacione janë neutralizuar 18 pjesëtarë të DAESH-it.

Ndërsa Forcat ajrore të koalicionit në 2 sulme ajrore ndaj pozicioneve të DEASH-it në Al-Bab kanë shkatërruar një shtab dhe një tunel.

Ekipet e mbrojtjes kundër-diverzive të cilat mbështesin opozitën kanë shkatërruar 87 mjete shpërthyese artizanale. Që nga fillimi i ofensivës janë asgjësuar gjithsej 3.431 mjete të tilla dhe 55 mina.



Lajme të ngjashme