Çavushollu: Do të anulojmë marrëveshjet me Greqinë përfshi edhe atë të ripranimit

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) reagoi ndaj vendimit të Greqisë për të mos ekstraduar puçistët që morën pjesë në tentativën e grushtit të shtetit të cilët u arratisën në Greqi.

Çavushollu: Do të anulojmë marrëveshjet me Greqinë përfshi edhe atë të ripranimit

Ministria turke e Drejtësisë i dërgoi Greqisë dosjen e dytë me kërkesën e ekstradimit të puçistëve që u arratisën në Greqi pas tentativës së grushtit të shtetit të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtetet (FETO/PDY)

Gjithashtu i dërgoi Interpolit edhe një shkresë në lidhje me 8 puçistët për të cilët ka urdhër arresti me kod të kuq.

Edhe nga ana e Gjykatës së 12-të Penale të Shkallës së Parë të Stambollit është lëshuar urdhër arresti për këta 8 puçistë.

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) reagoi ndaj vendimit të Greqisë për të mos ekstraduar puçistët që morën pjesë në tentativën e grushtit të shtetit të cilët u arratisën në Greqi.

“Do të hedhim hapat e duhura për anulimin përfshi edhe të marrëveshjes dypalëshe me Greqinë për ripranimin” tha Çavushollu.

Turqia kishte kërkuar nga Greqi ekstradimin e puçistëve.

Gjendja e puçistëve ishte trajtuar nga ana e gjykatave lokale dhe ishte pranuar ekstradimi i 3 ushtarëve ndërsa ekstradimi i 5 të tjerëve ishte refuzuar.

Kryeprokurori i Gjykatës greke të Apelit, Antonis Liogas ishte ankuar në Gjykatën e Lartë në lidhje me puçistët që u ishte refuzuar kërkesa e ekstradimit si dhe kishte apeluar për 3 puçistët për të cilët ishte dhënë vendimi për ekstradim.

Kurse Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos) dje mori vendimin  për mos ekstradimin në Turqi të 8 puçistëve të arratisur në Greqi pas tentativës së grushtit të shtetit të FETO/PDY më 15 korrik.  



Lajme të ngjashme