Yildirim: Gati t’i ofrojmë Trumpit përvojën tonë për realizimin e premtimeve

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi të mërkurën se qeveria turke është e gatshme të ndajë përvojat e saj me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Yildirim: Gati t’i ofrojmë Trumpit përvojën tonë për realizimin e premtimeve

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi të mërkurën se qeveria turke është e gatshme të ndajë përvojat e saj me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Shefi i Ankarasë zyrtare rikujtoi premtimet elektorale të liderit të ri amerikan gjatë një mbledhjeje me kryetarët e degëve në rrethe të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

“Trumpi ka shpalosur tashmë projektet e tij më të rëndësishme dhe më ambicioze duke premtuar ndërtimin e hekurudhave, rrugëve dhe aeroporteve të reja. Ne jemi gati. Nëse kanë nevojë për përvojë, atë do ta gjejnë këtu. Dhe nuk po bëj shaka, sepse në SHBA s’ka tren të shpejtë, ndërsa ne kemi”, tha ai.

Binali Yildirim shpjegoi se me përurimin e projekteve gjigante si Ura “Yavuz Sultan Selim”, që lidh për të tretën herë brigjet evropiane me ato aziatike të Stambollit, si dhe Ura “Osman Gazi”, e cila bashkon dy brigjet e Gjirit të Izmitit, në Turqi kanë përfunduar tashmë 19 mijë kilometra rrugë të ndara, por edhe 26 aeroporte të reja.

“Askush të mos e shohë Turqinë me një sy tjetër. Në Gjermani, përurimi i Aeroportit të Berlinit sapo u shty për të gjashtën herë. Kurse ne, me lejen e Zotit, më 26 shkurt 2018 do të inaugurojmë në Stamboll etapën e parë të aeroportit më të madh në botë”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Yildirim.



Lajme të ngjashme