Greqi – Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e 8 puçistëve në Turqi

Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur të enjten që të refuzojë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 8 puçistëve, që u arratisën me helikopter pas dështimit të tentativës për grusht shteti, ndërmarrë nga FETO më 15 korrik 2016...

Greqi – Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e 8 puçistëve në Turqi

Gjykata e Lartë e Greqisë (Areios Pagos) ka vendosur të enjten që të refuzojë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 8 puçistëve, që u arratisën me helikopter pas dështimit të tentativës për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Tribunali Suprem në Athinë shpalli më datë 26 janar vendimin përfundimtar në lidhje me ekstradimin e 4 kapitenëve, 2 majorëve dhe 2 kapterëve të parë turq, që janë arratisur në Greqi.

Sipas vendimit në fjalë, Greqia nuk do t’i dorëzojë Turqisë 8 puçistët e arratisur, të cilët pritet të lirohen brenda në kohe të shkurtër.

Ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis, ishte prononcuar pak ditë më parë se “qeveria do të respektonte vendimet e Gjykatës së Lartë”.

Ndërsa ish-presidenti i Shoqatës së Avokatëve të Athinës, Dimitris Paksinos, kishte thënë gjithashtu pak ditë më parë se “nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm, që do të kërkonte ekstradimin e tyre pasi 3 prokurorë kanë propozuar që të mos ekstradohen”.

Vendimi përfundimtar për 8 puçistët turq pritej të shpallej më 23 janar, por seanca gjyqësore u shty për të enjten, pasi njëri prej gjykatësve pësoi aksident, kurse 2 të tjerë nuk kishin dhënë ende opinionin e tyre final.



Lajme të ngjashme