Vazhdon operacioni “Mburoja e Eufratit”, neutralizohen 17 terroristë të DAESH-it

Në ditën e 155-të të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, i cili vazhdon për eliminimin e objektivave terroriste në veri të Sirisë, janë neutralizuar 17 terroristë, pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Vazhdon operacioni “Mburoja e Eufratit”, neutralizohen 17 terroristë të DAESH-it

Sipas një njoftimi të Shtabit të Përgjithshëm vazhdon operacioni i filluar më 24 gusht 2016 në veri të Sirisë për të eliminuar kërcënimin e krijuar nga organizatat terroriste, me në krye DAESH-in, për të shtuar sigurinë e kufirit dhe për të mbështetur forcat e koalicionit.

Në ditën e 155-të të operacionit janë goditur 180 objektiva të organizatës terroriste DAESH. Në këto operacione janë shkatërruar vendstrehime, pozicione zjarri, objekte të vendkomandave si dhe armatime dhe automjete të organizatës terroriste DAESH.

Avionët e Forcave Ajrore kanë shkatërruar një godinë të DAESH-it në rajonin al-Bab.

Ekipet e përcaktimit dhe asgjësimit të lëndëve shpërthyese, ekipe që mbështesin opozitarët e regjimit në terren, kanë asgjësuar 30 eksplozivë artizanalë.

Që nga data e fillimit të operacionit e deri më tani gjithsej janë asgjësuar 3 mijë e 149 eksplozivë artizanalë dhe 55 mina.



Lajme të ngjashme