Kryeministri Jëlldërëm: Turqia është garancia e rajonit

Në vlerësimin që u bëri bisedimeve të Astanës për krizën siriane gjatë një fjalimi në mbledhjen me kryetarët e degëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Jëlldërëm tha se Turqia është garancia e rajonit.

Kryeministri Jëlldërëm: Turqia është garancia e rajonit

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se në bisedimet e Sirisë që u mbajtën në kryeqytetin Astana të Kazakistanit është arritur një sukses serioz.

Në fjalën që mbajti në mbledhjen me kryetarët e degëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Jëlldërëm tha se Turqia është garancia e rajonit.

“Punën e filluam me fqinjët. Përmirësuam marrëdhëniet me Rusinë. Edhe me Izraelin... Bashkë me Rusinë dhe Iranin morën iniciativën për sigurimin e armëpushimit në Siri. Mbajtëm samitin në Astana, ku ranë dakord të tre vendet. Në proces u përfshi edhe ne OKB-ja, dhe më pas u zhvilluan bisedime për zgjidhje politike. (Në Astana) u arrit një sukses serioz. Bëmë vizita në Irak, ku thamë se “jemi fqinj, kemi nevojë për njëri-tjetrin”. Si rrjedhim edhe me Irakun vlerësuam çështjet e Bashikës, Mosulit, luftën kundër PKK-së. Duke i bërë të gjitha këto, natyrisht që u rrit edhe efektiviteti i Turqisë në rajon. Ata që para një viti nuk e llogarisnin Turqinë në Siri, tani bëjnë atë që thotë Turqia. Kjo buron nga fuqia e popullit tonë, nga fuqia e Rexhep Tajip Erdoanit”, u shpreh Kryeministri Jëlldërëm.

Me operacionin “Mburoja e Eufratit” (filluar më 24 gusht 2016) për vendosjen e paqes në Siri dhe pastrimin e veriut të këtij vendi nga organizatat terroriste, Turqia po bën një përpjekje të pamëshirshme kundër PYD-së (krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri) dhe kundër DAESH-it, gjithashtu Turqia mbështet edhe Ushtrinë e Lirë Siriane, shtoi ai.

Në lidhje me ndryshimin kushtetues Kryeministri Jëlldërëm tha se Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) e ka dhënë vendimin dhe punimet këtu kanë përfunduar me sukses, ndërsa referendumi në mundësinë më të madhe do të mbahet në gjysmën e parë të muajit prill, në një datë të përshtatshme deri më 20 prill.

Data e saktë e referendumit do të deklarohet brenda kësaj jave, sqaroi Jëlldërëm duke shtuar se ndryshimet kushtetuese i janë dërguar për miratim e dekretim Presidentit Rexhep Tajip Erdoan.

“Ligji thotë se “pas dekretimit nga Presidenti, projektligji publikohet në Fletoren Zyrtare dhe referendumi zhvillohet të dielën e parë që vjen pas 60 ditëve pas publikimit në Fletoren Zyrtar”, rikujtoi Kryeministri Jëlldërëm.

Në lidhje me debatin që bëhet se kinse do të ndryshojë regjimi në Turqi, Jëlldërëm tha:

“Po ndryshon regjimi, po na ikën Turqia na duart”, në fakt janë ata që po ikin... Ata që bërtasin e ulërijnë, nuk e bëjnë këtë për Turqinë, por për të ardhmen e tyre. Turqia nuk ikën gjëkundi. Turqia po përparon me hapa të sigurt drejt qytetërimeve bashkëkohore”.



Lajme të ngjashme