Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdoan për herë të parë në Madagaskar (me video)

Pas përfundimit të kontakteve në Mozambik, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kaloi në Antananarivo, kryeqytetin e Madagaskarit, që është edhe stacioni i tretë i turneut në Afrikë.

Erdoan për herë të parë në Madagaskar (me video)
Erdoan viziton Madagaskarin
Erdoan viziton Madagaskarin

Në kuadër të një turneu në Afrikë sot Presidenti Erdoan zhvillon një vizitë zyrtare në Madagaskar, ishulli i katërt më i madh në botë.

Në aeroport Presidenti Erdoan u prit nga Kryeministri i Madagaskarit, Olivier Mahafaly Solonandrasana bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme të Madagaskarit Beatrice Attalah dhe Ministrin e Mbrojtjes Beni Xavier.

Në ceremoninë e pritjes ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Turqisë në Antananarivo, Vollkan Tyrk Vurall (Volkan Türk Vural) me bashkëshorten.

Në Anananarivo Presidenti Erdoan dhe bashkëshortja Emine Erdoan shkuan të shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi), Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Berat Allbajrak (Berat Albayrak).

Kontaktet zyrtare janë shumë të rëndësishme, pasi kjo është vizita e parë që realizohet në Madagaskar në nivelin e kryetarit të shtetit.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe në tryezë do të zënë vend edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.  



Lajme të ngjashme