Çavushollu: Do të krijojmë mekanizëm tresh për monitorimin e armëpushimit në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu në vlerësimin që i bëri takimit të Sirisë në Astana tha se samiti kishte përfunduar me sukses dhe se ishte rënë dakord për krijimin e një mekanizmi tresh Turqi-Rusi-Iran për monitorimin e armëpushimit.

Çavushollu: Do të krijojmë mekanizëm tresh për monitorimin e armëpushimit në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia është për një zgjidhje politike në Siri.

Bisedimet e Sirisë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ministri i Jashtëm Çavushollu i vlerësoi në Mozambik, ku shoqëron Presidentin Erdoan në një turne në disa vende të Afrikës.

Samiti përfundoi me sukses, do të krijojmë një mekanizëm tresh”, tha Çavushollu dhe shtoi: “Në mbyllje të takimit ne si Turqi, Rusi dhe Iran publikuam një komunikatë të përbashkët. Edhe këtu (në Astana), ashtu si dhe më herët në Moskë u theksua çështja e unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë. U nënvizua se zgjidhja më e mirë, pra alternativa e vetme është zgjidhja politike. Morëm vendim për të krijuar një mekanizëm tresh me qëllim forcimin e armëpushimit dhe eliminimin plotësisht të rasteve të shkeljeve të armëpushimit. Angazhimi më aktiv i Iranit në procesin vijues ka shumë rëndësi për të ardhmen e armëpushimit. Si rrjedhim falë të gjitha përpjekjeve tona takimi dyditor i Astanës përfundoi me sukses”, u shpreh Çavushollu.

Në ditën e dytë të bisedimeve të Sirisë Turqia me Rusinë dhe Iranin ranë dakord për monitorimin e shkeljeve të armëpushimit me anë të një mekanizmi të përbashkët tresh dhe sigurimin e zbatimit të armëpushimit në të gjithë vendin.



Lajme të ngjashme