Theresa May, të shtunën në Turqi për vizitë zyrtare

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të vijë të shtunën (28 janar 2017) në Turqi për një vizitë zyrtare...

Theresa May, të shtunën në Turqi për vizitë zyrtare

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të vijë të shtunën (28 janar 2017) në Turqi për një vizitë zyrtare.

Burime pranë Kryeministrisë së Turqisë bëjnë të ditur se Theresa May do të ketë takime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe me Kryeministrin Binali Yildirim.

Krahas luftës ndërkombëtare kundër organizatës terroriste DAESH, në takime pritet të shqyrtohen në detaje edhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Britanisë së Madhe, vend që po përgatitet për t’u ndarë nga Bashkimi Evropian, sipas të njëjtave burime.



Lajme të ngjashme