Kurtulmus: Sistemi i kryeministrisë do të vazhdojë deri në vitin 2019

"Paketa e ndryshimeve kushtetuese nuk do të thotë ndryshimi i regjimit, por është ndryshim i sistemit", deklaroi Kurtulmus.

Kurtulmus: Sistemi i kryeministrisë do të vazhdojë deri në vitin 2019

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) bëri të ditur që në qoftë se paketa e ndryshimeve kushtetuese miratohet në referendum, sistemi i kryeministrisë do të vazhdojë deri në vitin 2019.

Numan Kurtullmush i bëri një vlerësim rendit të ditës për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA).

Duke e bërë të ditur se paketa e ndryshimeve kushtetuese nuk do të thotë ndryshimi i regjimit, por është ndryshim i sistemit, Kurtullmush tha: “Ne do të zhvillojmë një fushatë të bazuar në idenë kryesore se me anë të referendumit Turqia do të arrijë një model efektiv të administrimit dhe se kjo është njëra prej çështjeve themelore për Turqinë që do të kontribuojë në zhvillimin dinamik të vendit”.

Kurtullmush preku edhe në sukseset serioze të arritura në luftën kundër terrorit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Do të zhvillojmë një fushatë me idenë se me një model më të fortë të qeverisë, me një model të ekzekutivit që mundëson vendimmarrje të shpejt do të luftohet më lehtë terrori. Shpresoj që pjesa më e madhe e popullit të shprehet “pro” që të legalizohet ky vendim i miratuar nga parlamenti dhe që këto nene të përfshihen në kushtetutën e re të Turqisë”.

Zëvendëskryeministri Kurtullmush tha që në qoftë se propozimi për ndryshime kushtetuese votohet pro në referendum, kalimi në sistemin presidencial do të bëhet me zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.  

“Presidenti do të formojë kabinetin dhe do të ketë mundësi shumë shpejtë të marrë vendime. Njëkohësisht, do të jetë nën një sërë mekanizmash të fuqishme të mbikëqyrjes. Ashtu që Turqia shumë shpejtë do të vendos sepse disa nga mekanizmat do të përjashtohen, ndërsa veçmas në sferën e ekonomisë vendimmarrja e shpejtë do të kontribuojë në zhvillimin dinamik të vendit”, tha Kurtullmush.

Ndërkaq në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me pretendimet se disa nga imamët e Unionit Islam Turk për Çështje Fetare (DITIB) kanë kryer disa aktivitete në favor të Turqisë në Gjermani, Zëvendëskryeministri Kurtullmush tha: “I propozojmë autoriteteve gjermane që ti qasen me empati, ndjeshmëri, ndërgjegje dhe urtësi kësaj çështjeje. Kurrë nuk bëhet fjalë që ndonjë nga punonjësit e Entit të Çështjeve Fetare të kryej aktivitete të pretenduara. Ne u kthejmë në mënyrë të njëjtë këtë shpifje atyre shpifësve”.

Në vlerësimin e tij të bërë operacionit Mburoja e Eufratit të filluar më 24 gusht të vitit të kaluar nën udhëheqjen e Turqisë për spastrimin e pjesës veriore nga elementet terroriste, Kurtullmush tha se “Fatkeqësisht forcat e koalicionit ndërkombëtar nuk dhanë mbështetjen e duhur Turqisë gjatë operacioneve në El Bab. Nuk jam i shqetësuar nga deklarimi haptazi i këtyre gjërave, sepse ne ende nuk gjejmë përkrahjen e duhur”.

“El Bab është i pushtuar nga elementet të cilat nuk i përkasin këtij rajoni. Qëllimi kryesor i Turqisë është që ti largoj këto elemente nga kjo zonë dhe më pas të kthehet populli në shtëpitë e tyre në El Bab për të jetuar në paqe dhe siguri”, deklaroi Kurtullmush.

Zëvendëskryeministri gjithashtu theksoi se edhe vendet perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol të madh në rritjen e krizës në Siri, ndërsa shtoi se “Nëse duhet thënë realitetin, udhëheqja e Obamas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej fillimit e këtej nuk kishin ndonjë planë se si do të zgjidhin këtë krizë. Shpresojmë që tani udhëheqja e Trump–it të mbështes rezultatet në favor të popujve të rajonit në proceset e Irakut dhe Sirisë”.



Lajme të ngjashme