Turqia dënon vendimin e Tel-Avivit për ndërtimin e banesave të reja në territoret palestineze

Përmes një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia ka dënuar vendimin e Izraelit për të ndërtuar 560 banesa të reja në vendbanimet e jashtëligjshme në territoret palestineze të Jerusalemit Lindor.

Turqia dënon vendimin e Tel-Avivit për ndërtimin e banesave të reja në territoret palestineze

Turqia ka dënuar miratimin e ndërtimit të 560 shtëpive të reja nga Izraeli në vendbanimet ilegale në territorin palestinez.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dënohet vendimi i Izraelit lidhur me çështjen, dhe në vijim të saj thuhet:

"Përkundër rezolutës nr. 2334 dhe datë 23 dhjetor 2016 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila dënon aktivitetet e paligjshme të ngulitjes dhe i cilëson ato si akte që shkatërrojnë themelin e zgjidhjes me dy shtete, vazhdimi nga ana e Izraelit e politikës në fjalë, është një tregues i ri i qëndrimit të këtij vendi, që injoron të drejtën dhe shoqërinë ndërkombëtare."

Komiteti i Ndërtimit dhe Planifikimit të Bashkisë së Jerusalemit, të varur nga Izraeli, të dielën kishte miratuar një vendim për lejimin e ndërtimit të banesave të reja në Jerusalemin Lindor.  



Lajme të ngjashme