Rëndësia e turneut të vizitave të Erdoanit në Afrikë

Në kuadër të kontakteve të shumta nuk trajtohen vetëm hapjet e Turqisë në këtë Afrikë, por edhe struktura e organizatës terroriste FETO në këtë kontinent.

Rëndësia e turneut të vizitave të Erdoanit në Afrikë

Vizita e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Afrikë është e rëndësishme në shumë aspekte.

Në kuadër të kontakteve, trajtohen edhe hapjet e Turqisë në këtë rajon, por edhe struktura e organizatës terroriste FETO. 

Presidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Serdar Çam, i cili e shoqëron Erdoanin në këtë turne të rëndësishëm, në një prononcim për TRT-në u bëri një vlerësim detajeve të kësaj vizite.

Çam tha se Turqia është lider në botë për sa i takon ndihmave që ajo ka bërë jashtë vendit, ndërsa ka nënvizuar faktin që FETO ka krijuar vendin e vet në Afrikë duke përdorur median, ryshfetin dhe median sociale.  

Këto 10-12 vitet e fundit për Afrikën janë bërë shumë punë të mira, dhe fytyra e bardhë e Turqisë në Afrikë, TIKA, është një nga shtyllat e këtij suksesi.

Me më shumë se 20 zyra koordinimi, TIKA, e cila ka realizuar projekte të suksesshme në 54 vende e rajone të ndryshme duke përmbysur perceptimin e "njeriut të bardhë" në kontinent, është edhe në ballë të luftës me FETO-n.

Presidenti i TIKA-s, Serdar Çam, i cili e shoqëron Presidentin Rexhep Tajip Erdoan gjatë kontakteve në Afrikë, tha se kundër kësaj organizate (FETO) po punohet në të gjitha zyrat e TIKA-s në Afrikë. 

Duke tërhequr vëmendjen se lufta me FETO-n ka filluar që me procesin e grushtit të shtetit ndaj gjyqësorit në 17-25 dhjetor, Serdar Çam theksoi se kjo organizatë ka zgjedhur si objektiv të saj veçanërisht ekonomitë e brishta.

"Anëtarët e FETO-s janë në gjendje të infiltrojnë në burokraci, në doganë, në strukturat e policisë, në të gjitha hapësirat financiare dhe ligjore. Ata mund t’ia presin rrugën cilido biznesmen që dëshirojnë. Si rrjedhim më shumë ndikim ata kanë në vendet me ekonomi të dobët”, - tha ai.

TIKA gjithashtu organizon takime, konferenca dhe ekspozita në 56 vende me qëllim informimin e opinionit publik ndërkombëtar në mënyrë të drejtë për tentativën e grushtit të shtetit. Përmes medias së shkruar dhe asaj vizive, me artikuj dhe reportazhe TIKA ndan me botën përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit më 15 korrik dhe vërtetën mbi FETO-n.



Lajme të ngjashme