Yildirim: Tani është populli ai që do të vendosë për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi në fjalën e rastit pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë se tani është populli ai që do të vendosë...

Yildirim: Tani është populli ai që do të vendosë për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi në fjalën e rastit pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë se tani është populli ai që do të vendosë.

“Ndryshimet kushtetuese do të dërgohen në referendum. Tashmë vendimi i përket popullit. Vendimi që populli do të marrë është mbi çdo gjë për ne”, ka thënë ai të shtunën.

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me 339 vota, që nënkupton organizimin e një referendumi popullor për ndryshimet kushtetuese, sipas një premtimi të bërë më parë nga qeveria turke, Kryeministri Yildirim ka mbajtur një fjalim përshëndetës.

Pasi ka theksuar se në Parlament nuk janë diskutuar ndryshimet kushtetuese, por propozimi për këtë gjë, shefi i Ankarasë zyrtare është shprehur me këto fjalë: “Ai që do të ndryshojë kushtetutën do të jetë populli turk. Ne bëmë detyrën që na takonte. Këtë punë po ja adresojmë atij që i takon. Po e dërgojmë tek populli.”

Yildirim ka nënvizuar se vula është në dorën e qytetarëve të Turqisë dhe fjalën e fundit mund ta thonë vetëm ata.

“Dua të theksoj veçanërisht që populli turk është i dashuruar pas Republikës dhe shtimit të vlerave të saj. Është krenari të jesh pjesë e një populli të tillë”, shtoi ai.

Pas fjalës së rastit, Kryeministri Yildirim shkoi drejt anëtarëve të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) dhe falënderoi kryetarin e saj, Devlet Bahçeli, për qëndrimin e mbajtur ndaj këtyre ndryshimeve kushtetuese.



Lajme të ngjashme