Kallën: Filloi procesi i referendumit për kushtetutën e re të Turqisë

Për ndryshimin e kushtetutës tashmë ka filluar procesi i referendumit.

Kallën: Filloi procesi i referendumit për kushtetutën e re të Turqisë

Për fushatën që do të zbatohet, edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të dalë në sheshe.

Këto deklarata erdhën nga zëdhënësi i presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).

“Duke qenë se presidenti ynë është ai që mbron më shumë këtë proces dhe e ka sjellë atë në rendin e ditës së Turqisë, do të zhvillojë punime për t’ia shpjeguar vetë popullit këtë proces” tha Kallën.

Ibrahim Kallën u takua me përfaqësuesit në Ankara të gazetave në takim në Kompleksin Presidencial në kryeqytet.

Ai bëri të ditur se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund të zhvillohet referendum dhe shtoi: “Kemi shembuj të zhvillimit të procesit të referendumit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Në Francë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ata e kanë zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk bëhet fjalë për asgjë që mund të ndikojë vullnetin e lirë të popullit duke përdorë të drejtën për të dhënë votën në referendum”.

Ai u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste gyleniste FETO.

“Lufta kundër FETO-s nuk është diçka që mund të përfundojë nga sot për nesër. Kjo organizatë ka potencialin për të vënë në veprim celulat në heshtje. Është një proces që duhet vazhduar me kujdes dhe ndjeshmëri. Nuk mund të veprohet me perceptim. Njerëzit e përgjegjshëm janë të detyruar të veprojnë me informacione konkrete dhe të bazuara në dokumente” tha Kallën.

Ai vlerësoi edhe marrëdhëniet në periudhën në vijim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nënvizoi se do të shqyrtojnë në mënyrë të detajuar çështjen e FETO-s. Ai tha gjithashtu se në tryezë do të jetë edhe mbështetja që Amerika i jep organizatës terroriste YPG/PYD.

“Fjalët ‘duhet të ishte krijuar një rajon i sigurt” të shprehuara nga udhëheqja e Trup duke marrë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë për rajonin dhe shqetësimet në lidhje me sigurinë, janë një mbështetje e rëndësishme për tezën e presidentit tonë. Ne do të shtrojmë në tryezë në mënyrë të detajuar se çfarë mund të bëjnë Turqia dhe Amerika në lidhje me këtë temë” tha zëdhënësi i presidencës Ibrahim Kallën.



Lajme të ngjashme