Çavushollu ndahet me përshtypje të mira nga takimet në Uashington

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) gjatë vizitës 3-ditore në Uashington u takua me disa emra që bëjnë pjesë në kabinetin e Donald Trump.

Çavushollu ndahet me përshtypje të mira nga takimet në Uashington

Çavushollu u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis, Sekretarin amerikan të Thesarit dhe Sekretarin amerikan të Çështjeve Publike.

Ai mori pjesë edhe në drekën e shtruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për nder të ftuarve si dhe zhvilloi biseda të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa në ditën e fundit të takimeve në Uashington, Çavushollu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ministri turk i cili filloi fjalën duke i shprehur ngushëllimet familjeve të ushtarëve turq që ranë dëshmorë në El Bab, tha se vizita në Amerikë kaloi frytdhënëse nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe.

“Me të gjithë njerëzit që bisedova mora mesazhe të ngrohta në lidhje me Turqinë dhe gjithashtu pata edhe rastin të bisedoj edhe me ekipin e afërt të nderuarit Trump. Ne do të kthehemi në atdhe me përshtypje pozitive, si nga aspekti i të ardhmes së marrëdhënieve tona me SHBA-në edhe nga aspekti i bashkëpunimit të çështjeve rajonale me Amerikën”.

Ministri turk u shpreh gjithashtu se bëri edhe disa biseda telefonike me disa senatorë dhe nënvizoi se në periudhën në vijim do të zbatojnë punime më intensive për të zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Në biseda unë vura re një vullnet të fuqishëm të çuar edhe më përpara dhe për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet tona dypalëshe. Të gjithë ministrat dhe autoritetet e tjera me të cilët bisedova nënvizuan se dëshirojnë të fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet me Turqinë. Në thelb ne kemi pritshmëri dhe çështje të ndjeshme në lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në periudhën që lamë pas dolën në shesh disa probleme me besimin dhe sigurinë. Sidomos në lidhje me çështjen e ekstradimit të liderit të organizatës terroriste gyleniste FETO, mbështetjen me armë ndaj organizatës terroriste YPG dhe problemet në lidhje me elementet e YPG-së në rajonin Munbiç të Sirisë. Ne besojmë se këto probleme do ti tejkalojmë me udhëheqjen e re” tha Çavushollu.

Ministri turk bëri të ditur se në Uashington u prit shumë ngrohtë dhe u shpreh se në emër të zhvillimit të marrëdhënieve në periudhën e re dy liderët (amerikan dhe turk) do të takohen sa më parë.

Në këtë kuadër pritet që në ditët e ardhshme Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.



Lajme të ngjashme