Koment - E ardhmja e Qipros

Qëndrimi i papajtueshëm i grekoqipriotëve mund të rrezikojë jo vetëm bisedimet e Gjenevës, që cilësohen si shansi i fundit, mund ta çojë ishullin në një ndarje të përhershme.

kıbrıs müzakereler cenevre.jpg

- Nga Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin -

Nga negociatat e zhvilluara për Qipron gjatë datave 9-13 janar në qytetin Gjenevë të Zvicrës, ashtu edhe siç parashikohej, nuk doli asnjë rezultat. Negociatat, pas takimit ndërmjet Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut Mustafa Akinci dhe udhëheqësit greko-qipriot Nikos Anastadiadis në 9 janar, përfunduan në datën 13 janar. Më pas negociatat ndërmjet vendeve garantuese, me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të Turqisë, Greqisë dhe Anglisë në formën e një grupi pesësh vazhduan deri në datën 15 janar. Në rast të mos arritjes së një marrëveshje nga negociatat e grupit pesësh u ra dakord që procesi ti kalojë një komisioni më poshtë duke filluar që nga data 18 janar. Në negociata ishin prezentë edhe vrojtuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

Për fat të keq pala greko-qipriote nuk na zhgënjeu edhe në Gjenevë. Kur bëhet një vlerësim në kuadër të lajmeve të pasqyruara në media dhe deklaratave të burrave të shtetit të palëve përkatëse, greko-qipriotët duke bërë kërkesa të ekzagjeruara, duket se duan të injorojnë palën turke. Si për temat e udhëheqjes, qeverisjes dhe ndarjes së pushteteve ashtu edhe për temat e sigurisë dhe garantimit, pala greke nuk i është qasur asnjë konsensusi dhe për këtë arsye nuk është arritur asnjë marrëveshje.

E parë shkurtimisht nga kryetitujt e sipërpërmendur, në lidhje me udhëheqjen dhe ndarjes së pushteteve greko-qipriotët nuk duan një qeverisje me rotacion ose nëse do të ketë një sistem të tillë ata kërkojnë diçka shumë të padrejtë pasi duan që të qeverisin 4 herë vetë dhe një herë të kryesojë pala turke.

Greko-qipriotët gjithashtu kanë mbrojtur edhe tezën se turqit janë pakicë dhe nuk mund të udhëheqin greko-qipriotët që janë shumicë. Madje ata kanë menduar të tepërt që zëvendës kryetarit turk ti jepet e drejta e vetos.

Kurse në çështjen e pronësisë dhe territorit kanë shprehur përsëri kërkesa pavend dhe të padrejta. Pala greko-qipriote ndërkohë që kërkon prona dhe territore që kanë mbetur në rajonin turk, kërkon gjithashtu që këtu të vendosen greko-qipriotët dhe dëshiron që të kthej pas rreth 100 mijë turq që kanë emigruar nga Turqia. Gjithashtu nuk njeh edhe territoret e Vakëfit Osman që përbëjnë një pjesë të madhe të Qipros si dhe pronat e turqve. Krahas kësaj kanë kërkuar edhe rajonet Güzelyurt, Maraş dhe Karpaz që kanë rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike për Qipron dhe kanë planifikuar që këtu të vendosin rreth 100 mijë greko-qipriotë. Ndërkohë që në Güzelyurt gjenden burime uji edhe Maraşi është një prej rajoneve më të rëndësishme nga aspekti ekonomik. Kurse Karpaz është shumë i rëndësishëm si nga aspekti strategjik ashtu edhe nga aspekti i sigurisë së Turqisë dhe gjithashtu është një rajon gjeopolitik që kontrollon portet e Iskenderunit dhe Mersinit në Turqi.

Gjithashtu sipas lajmeve që zënë vend në media, greko-qipriotët dhe Greqia duket se është bindur që palës turke ti mbetet 28.2% e territoreve të Ishullit. Por sipas negociatave të bëra në vitin 1975, Kryeministri i asokohe i Greqisë, Karamanlis në shkëmbim të kërkesës për 32% të turqve kishte pranuar 30%-shin.

Kurse për çështjen e garantuesit greko-qipriotët janë shprehur se këtë duhet ta sipërmarrë Bashkimi Evropian. Mirëpo kush, si dhe pse duhet të kenë besim turqit tek Bashkimi Evropian ndërkohë që u dënuan edhe pse e pranuan planin e Ananit në vitin 2004 dhe greko-qipriotët që nuk e pranuan këtë plan u vlerësuan duke marrë anëtarësim në Union. Sa i shëndetshëm mund të jetë garantimi i vendeve të Bashkimit Evropian që qëndruan të heshtur ndaj masakrave të ushtruara ndaj turqve të Qipros në vitet 1963, 64, 67 dhe 1974? Ndërkohë që aktualisht Bashkimi Evropian është ballë për ballë me dhjetëra probleme të rënda politike dhe ekonomike dhe madje ndërkohë që në ditët tona vihet në diskutim ekzistenca e Unionit, si do ta vazhdojë BE-ja detyrën e garantuesit? Së fundmi Bashkimi Evropian në marrëveshjen e ripranimit të bërë me Turqinë për emigrantët nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna dhe në këtë gjendje as turqit e Qipros dhe as Turqia nuk mund të pranojë garantimin e Bashkimit Evropian.

E parë nga aspekti i sigurisë, greko-qipriotët kishin kërkuar edhe tërheqjen e ushtarëve turq që janë garancia e paqes. Një kërkesë e tillë nxjerr në pah qartë qëllimin (sui) e tyre. Populli turk i Qipros në vitin 1974 u shpëtua nga ushtarët turq nga një gjenocid dhe asgjësim i mundshëm dhe që nga ajo data e deri më tani garantojnë paqen në ishull. Kërkesa për tërheqjen e ushtarëve turq nuk është asgjë tjetër veçse dëshira për të vënë në kërcënim paqen.

Si rezultat Qipro dhe Turqia janë një e pandarë. Ishulli i Qipros si nga aspekti strategjik, politik dhe socio-kulturor është garancia e sigurisë dhe vazhdueshmërisë së Turqisë.  Edhe për ishullin e Qipros Turqia ka të njëjtin pozicion. Nëse greko-qipriotët dhe pala greke nuk tregojnë respekt për sigurinë dhe sensibilitetin e Turqisë në negociata atëherë mbetet vetëm një zgjidhje; vazhdimi i rrugës së Republikës së pavarur Turke të Qipros.



Lajme të ngjashme