Erdoan zhvillon turneun e parë të vizitave jashtë shtetit në kontinentin e Afrikës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për herë të parë do të vizitojë Tanzaninë, Mozambikun dhe Madagaskarin.

Erdoan zhvillon turneun e parë të vizitave jashtë shtetit në kontinentin e Afrikës

Në krye të agjendës së vizitave që do të zhvillohen gjatë datave 22-26 janar do të jenë bashkëpunimi ekonomik dhe projektet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Sipas informacionit të bërë të ditur nga Zyra e Informacionit të Presidencës, në kuadër të vizitës që do të zhvillohet në datat 22-23 janar në Tanzani, Presidenti Erdoan do të takohet me homologun John Pombe Joseph Magufuli. Pas takimit kokë më kokë ata do të kryesojnë edhe takimin ndërmjet delegacioneve.

Presidenti Erdoan në Bajramin e Kurbanit të vitit të kaluar, të drejtën e kurbanit (therrje e kurbanıt me autorizim) ia kishte dorëzuar Kreut të Entit të Çështjeve Fetare Profesor Doktor Mehmet Gërmez (Görmez).

Kurbani i Presidentit Erdoan u pre në Tanzani dhe u nda tek njerëzit në nevojë.

Dihet që TIKA dërgoi ndihma për të prekurit nga përmbytjet që përfshinë Tanzaninë, restauroi xhaminë Nsikiti Ngaziya dha mbështetje me pajisje mjekësorë dhe siguroi zhvillimin e vizitave të syve si dhe operacionet e kataraktit.

Më pas presidenti Erdoan do të kalojë në Mozambik. Kjo është vizita e parë në nivel presidencial nga Turqia në këtë vend.

Ai në datën 24 janar do të takohet me Presidentin Filipe Jacinto Nyusi dhe do të vizitojë projektet e zhvilluar në këtë vend nga TIKA.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim edhe më parë, Bursës Emtia të Mozambikut që po krijohet nga ana e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Mozambik it me qëllim sigurimin e rregullit, prodhimtarisë dhe transparencës në tregun e prodhimeve bujqësorë, i kishte dhuruar 4 automjete fushore. 

Presidenti i Mozambikut Filipe Nyusi kishte tërhequr vëmendjen duke ndjekur mitingun në Mallatja (Malatya) të Erdoanit gjatë zgjedhjeve presidenciale në Turqi në vitin 2014.

Ndalesa e fundit e presidentit turk në Afrikë do të jetë Antananarivo, kryeqyteti i Madagaskarit.

Presidenti Erdoan dhe Presidenti i Madagaskarit Hery Rajaonarimampianina kishin zhvilluar një takim dypalësh me rastin e Samitit Botëror të të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut që u zhvillua në Stamboll.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) veçanërisht në periudhën kur në këtë vend pati kriza politike të qeverisë së tranzicionit që filluan me zgjedhjet presidenciale që nga viti 2009 e deri në vitin 2013, ka dhënë një mbështetje serioze ndaj Madagaskarit.

Në periudhën kur në vend përjetoheshin probleme të mëdha shëndetësore për shkak të mungesës së rëndësishme në shërbimet mjekësorë si pasojë e pamjaftueshmërisë së infrastrukturës fizike dhe kapacitetit në këtë fushë, TIKA dhe Ministria turke e Shëndetësisë kishte dhënë ambulanca në mbështetje të këtij vendi.  

Në të tria këto vende me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan do të zhvillohen forume biznesi dhe duke bërë që biznesmenët të takohen me homologët lokalë do të jepet mundësia që të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit.

 



Lajme të ngjashme