BE-ja për Turqinë është 10 herë më rëndësishme se sa ShBA-ja

Zëvendëskryeministri, Mehmet Shimshek në fjalën që mbajti në një panel në Davos se "BE-ja për Turqinë është një partner tregtar 10 herë më i rëndësishëm se sa SHBA-ja".

BE-ja për Turqinë është 10 herë më rëndësishme se sa ShBA-ja

Zëvendëskryeministri, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) përfaqëson Turqinë në Forumin e 47-të Ekonomik Botëror, që organizohet në qytezën Davos të Zvicrës.

Ai ka folur në panelin me temë: “Agjenda e G20: Planifikimi i Rrugës së Re të Rritjes".

Duke folur në lidhje me tregtinë e jashtme të Turqisë, Shimshek tha: "Për Turqinë, Bashkimi Evropian (BE) është dhjetë herë më i rëndësishëm si partner tregtar se sa ShBA-ja. Turqia 50 për qind të eksportit e kryen drejt vendeve të BE-së, ndërsa vetëm 5 për qind e produkteve turke eksportohen drejt ShBA-së. Në këtë kontekst për ne BE-ja është më e rëndësishme se sa ShBA-ja."

Në fjalën e tij Shimshek u ndal edhe në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe BE-së në kuadër të Unionit Doganor.

“Komisioni Evropian ndezi dritën jeshile për përditësimin e Unionit Doganor me Turqinë. Me arritjen e kësaj Unioni Doganor do të zgjerohet edhe në fushat e bujqësisë, shërbimeve dhe prokurimeve publike. Përditësimi i Unionit Doganor mund të sjellë dyfishimin e vëllimit tregtar në 10 vitet e ardhshme, duke e ngritur në nivelin e 300 miliardë dollarëve, nga 150 miliardë dollarë që është për momentin. Kjo do të jetë e dobishme edhe për BE-në, edhe për Turqinë”, nënvizoi zv.kryeminisri Shimshek.

Në panelin ku foli Shimshek, morën pjesë edhe Ministri i Financave të Gjermanisë Wolfgang Schaeuble, Ministri i Thesarit të Argjentinës Nicolas Dujovne dhe Ministri i Financave të Afrikës së Jugut Pravin Gordhan.

Forumi Ekonomik Botëror do ti vazhdojë punimet deri më 20 janar. Në samit marrin pjesë rreth 3 mijë biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 100 vende.  



Lajme të ngjashme