Turqia i shpreh ngushëllime popullit italian për humbje jetësh në tërmet

Në tërmetet e fuqisë 5,1 dhe 5,4 ballë, që tronditën dje Italinë, ka humbur jetën një person, i cili mbeti nën rrënoja, ndërsa orteku i nxitur nga tërmeti shkaktoi vdekjen e 30 personave të tjerë.

Turqia i shpreh ngushëllime popullit italian për humbje jetësh në tërmet

Turqia i shpreh ngushëllimet popullit italian për humbje jetësh të njerëzve në pjesën qendrore të Italisë nga tërmeti dhe orteku që ra pas tij.

Në deklaratën ku theksohet se Turqia solidarizohet me popullin e Italisë në mes tjerash thuhet: “Turqia ndodhet pranë Italisë në këto momente të vështira dhe është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme në rast nevoje. U shprehim ngushëllime të thella të afërmve të viktimave që humbën jetët në këtë ngjarje dhe tërë popullit italian, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

Në tërmetet e fuqisë 5,1 dhe 5,4 ballë që tronditën dje Italinë ka humbur jetën një person, i cili mbeti nën rrënoja, ndërsa orteku i nxitur nga tërmeti shkaktoi vdekjen e 30 personave të tjerë.


Fjalët Kyçe: tërmet , Itali , ortek , ngushëllime , Turqi

Lajme të ngjashme