Realizohet operacioni i parë i përbashkët Turqi-Rusi në Siri

Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se së bashku me Rusinë kanë zhvilluar operacionin e parë të përbashkët ajror në Siri kundër organizatës terroriste DAESH.

654578
Realizohet operacioni i parë i përbashkët Turqi-Rusi në Siri

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura Turke njoftohet se sipas koordinimit të krijuar me autoritetet ruse, avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Rusisë zhvilluan operacion ajror ndaj DAESH-it në jug të El Babit.

Operacioni është zbatimi i parë pas memorandumit të nënshkruar javën e kaluar ndërmjet Turqisë dhe Rusisë për koordinimin e fluturimeve mbi Sirinë.

Ndërkaq edhe koalicioni ndërkombëtar që kritikohet prej kohësh se nuk mbështet mjaftueshëm Turqinë në operacionin në El Bab, u vu përsëri në veprim pas një kohe të gjatë.

Dy avionë luftarakë anglezë zhvilluan një operacion ajror në rajonin Bzagah në afërsi të El Babit.

Avionëve anglezë koordinatat e objektivave ia dhanë autoritetet turke.

Edhe avionët pa pilotë të ushtrisë amerikane goditën 4 objektiva të DAESH-it.



Lajme të ngjashme