Kurtulmus: Terroristi i sulmit të Stambollit është kapur në saje të punës serioze dhe rigoroze

Zëvendëskryeministri Kurtullmush pati një takim me ekspertët e sigurisë në mbledhjen me temë “Lufta kundër terrorit”.

Kurtulmus: Terroristi i sulmit të Stambollit është kapur në saje të punës serioze dhe rigoroze

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) bëri të ditur se terroristi, i cili kreu sulmin ndaj një klubi nate në Stamboll, është kapur në saje të punës serioze dhe rigoroze.

“Tani shpresojmë që të del në pah edhe forca që qëndron prapa tij, kush e orientoi sulmuesin apo sulmuesit në këtë vend dhe detajet tjera”, deklaroi Kurtulmush.

Zëvendëskryeministri Kurtullmush pati një takim me ekspertët e sigurisë në mbledhjen me temë “Lufta kundër terrorit” të organizuar nga ana e Zyrës Koordinuese të Diplomacisë Publike.

Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia në dy vitet e fundit është duke bërë përpjekje të vazhdueshme në terren me organizatat e ndryshme terroriste me në krye DAESH-in, PKK-në dhe FETO-n.

Kurtulmush tha se është duke u zhvilluar një luftë e përgjithshme me qëllim të mbrojtjes edhe të kufijve të Turqisë edhe nga sulmet e terrorit në qytete.   

Duke vënë në duke se me operacionet e Mburojës së Eufratit që zhvillohen kundër organizatave terroriste ka filluar një periudhë e re, Zëvendëskryeministri Kurtullmush tha: “Turqia është duke vazhduar me vendosmëri përpjekjet e saj jashtë vendit për dëbimin e organizatave terroriste të cilat do të mund ti shkaktojnë dëme. Lufta kundër këtyre tre organizatave terroriste (DAESH, PKK dhe FETO) ka dy faza, njëra është lufta në terren dhe tjetra është përpjekja e bërë kundër operacioneve të perceptimit të krijuara nga organizatat terroriste brenda dhe jashtë vendit”.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush gjithashtu tha se marrja nën kontroll të zyrave të hapura nga PYD/YPG në Evropë dhe mbyllja e tyre me anë të marrëdhënieve dypalëshe janë disa nga gjërat që mund të bëhet në kuadër të luftës kundër terrorit.

Duke e bërë të ditur se tek shoqëria është krijuar vetëdijesimi se përballë këtyre organizatave terroriste duhet të zhvillohet një luftë e përbashkët, Numan Kurtullmush vijoi me këto fjalë: “Sulmet e terrorit nuk shkaktojnë ndasi tek shtresat sociale ashtu si synojnë, por të kundërtën siguron një integrim social”.

Kurtullmush tërhoqi vëmendjen edhe në marrëdhëniet media-terror, ndërsa shtoi: “Kohëve të fundit kemi arritur paksa sukses në këtë drejtim, por qëllimi kryesor i sulmeve të terrorit është më shumë të ndihet ajo që bëjnë se sa vetë akti i terrorit. E kjo shërben në krijimin e frikës dhe panikut në mesin e popullit, në nxjerrjen nga rrjedha normale e funksionimit të shoqërisë dhe hyrjen e saj në një gjendje shpirtërore. Në këtë rast dua të them se qasja e mediave ndaj ngjarjeve të terrorit është shumë e rëndësishme. Në krahasim me të kaluarën janë shënuar disa zhvillime kryesore në këtë drejtim, por ende nuk është në nivelin e dëshiruar”.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe Drejtori i Bordit Drejtues i Agjencisë së Lajmeve Anadolli dhe Drejtori i Përgjithshëm Shenoll Kazanxhë (Şenol Kazancı), Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Shenol Goka (Şenol Göka) dhe Koordinatori i Diplomacisë Publike, Ali Osman Oztyrk (Ali Osman Öztürk).



Lajme të ngjashme