Kalin: Anëtarësia në NATO nuk paraqet pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë

“Politikën e jashtme nuk e shohim si një lojë me shumën zero", deklaroi zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Kalin: Anëtarësia në NATO nuk paraqet pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) deklaroi se anëtarësia e Turqisë në NATO nuk paraqet pengesë për vendosjen e marrëdhënieve më të afërta me vendet tjera si Rusia dhe Kina.

Gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare në Ankara, Ibrahim Kallën tërhoqi vëmendjen se Turqia për shkak të pozitës së saj gjeopolitike është e obliguar të ndjek një politikë të jashtme të gjithanshme.

“Politikën e jashtme nuk e shohim si një lojë me shumën zero. Afërsia jonë me Rusinë nuk duhet të ndikojë negativisht në marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe Evropën. Në të njëjtën mënyrë të qenit aleat të NATO-s nuk do të thotë që ne duhet të ndërpresim plotësisht marrëdhëniet me Rusinë, Kinën, vendet afrikane dhe të Amerikës Latine", deklaroi Kallën.

Në vijim ai theksoi se Turqia në disa çështje ka pikëpamje më të ngushta me Rusinë ndërsa në disa çështje të tjera me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

"Në kushtet e sotme është e pamundur për të reduktuar në një blog të vetëm politikën e jashtme. Në vend të kësaj ne ndjekim një politikë balancuese mes lindjes dhe perëndimit. Ku edhe zhvillimet në fushën e sigurisë dhe ekonomisë na obligojnë që të kemi një perspektivë më të gjerë", tha zëdhënësi Kallën.

Duke bërë fjalë edhe për të ardhmen e marrëdhënieve Turqi-BE, Kallën, mosarritjen e shtysës së dëshiruar në bisedimet për anëtarësimin në BE e lidhi me kundërshtimin e BE-së të shfaqur në Evropë dhe me armiqësinë për Turqinë dhe emigrantët.

"Nëse vendet e BE-së vuajnë nga 'lodhja e zgjerimit' duhet ta dinë se edhe në Turqi ndihet një lodhje dhe zemërim për shkak se nuk përparon procesi i anëtarësimit", tha ai.

Kalın ka njoftuar se BE-ja nuk ka zbatuar premtimet e dhëna ndaj Turqisë në çështjen e refugjatëve.

Ndërsa në çështjen e liberalizimit të vizave, Kalın potencoi se problemi mund të kapërcehet nëse Komisioni Evropian paraqet një propozim të arsyeshëm.


Fjalët Kyçe: zëdhënësi , Presidenca , Ibrahim Kalin , NATO , Rusi , BE , Turqi , ShBA

Lajme të ngjashme