Fëmijët që PKK-ja i dërgon drejt vdekjes

Raporti i përgatitur nga shërbimi informativ turk vë në pah një prej anëve më të errëta të organizatës terroriste PKK.

Fëmijët që PKK-ja i dërgon drejt vdekjes

Sipas gazetës “Sabah” fotografitë, emrat dhe datat e vdekjeve të fëmijëve që janë marrë nga prehri i nënave nga ana e organizatës terroriste PKK dhe janë dërguar në radhën e parë të frontit në male, kanë zënë vend në raportin e përgatitur nga shërbimi informativ.

Në raport bëhet e ditur se fëmijët janë përballë me abuzime seksuale dhe fizike të PKK-së.

Në raport bëhet e ditur se PKK-ja i premton fëmijëve terroristë se do tu japë dollarë dhe fëmijët të cilët i vendosin në shpella në kohën që nuk ka përleshje përdoren për të mbledhur dru, për të hapur gropa për tu mbrojtur, për të larë enët dhe rrobat, për të gatuar, për të bërë roje.

Ndërkohë vajzat që pëlqehen nga udhëheqësit e nivelit të lartë, i veçojnë ato për dëshirat e tyre seksuale duke abuzuar ndaj tyre.

Në fund të raportit bëhet e ditur se edhe fraksioni i PKK-së në Siri, YPG, ka marrë me forcë nga familja qindra fëmijë dhe i ka dërguar ata të luftojnë duke bërë që dhjetëra fëmijë të mbeten të vdekur.



Lajme të ngjashme