Dorrian: Koalicioni ka nisur fluturimet zbuluese dhe sulmet ajrore në mbështetje të Turqisë

Koloneli John Dorrian, zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër DAESH-it, njoftoi të martën në mbrëmje se kanë nisur fluturimet zbuluese dhe sulmet ajrore për të mbështetur Turqinë në operacionin në afërsi të Al-Babit...

Dorrian: Koalicioni ka nisur fluturimet zbuluese dhe sulmet ajrore në mbështetje të Turqisë

Koloneli John Dorrian, zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër DAESH-it, njoftoi të martën në mbrëmje se kanë nisur fluturimet zbuluese dhe sulmet ajrore për të mbështetur Turqinë në operacionin në afërsi të qytetit sirian të Al-Babit.

Përmes një telekonference nga Bagdadi, zëdhënësi Dorrian iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që ishin mbledhur në Zyrën e Shtypit të Departamentit amerikane të Mbrojtjes (Pentagon), rreth operacioneve kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri.

Ai theksoi se koalicioni vazhdon të koordinohet dhe të bisedojë çdo ditë me Turqinë për sa i takon operacioneve në territoret siriane.

“Kohëve të fundit kemi realizuar shumë fluturime zbuluese në asistencë të Turqisë dhe të forcave të mbështetura nga ajo pranë Al-Babit. Gjithashtu kemi filluar sulmet ajrore kundër objektivave përreth qytetit Al-Bab. Këto sulme kanë asgjësuar elementët pranë vijës së parë të frontit të forcave armike, në afërsi të qytetit”, tha Koloneli Dorrian.

Zëdhënësi amerikan vuri në pah gjithashtu se koalicioni do të bashkëpunojë me Turqisë kundër DAESH-it në sa më shumë fronte të jetë e mundur, ndërkohë që autoritetet ushtarake të Turqisë dhe të SHBA-së do të vazhdojnë mundësimin e koordinimit nga qendrat e përbashkëta.



Lajme të ngjashme